Psikologji

Praktikat stoike për të pasur një jetë më të mirë

Praktikat e stoikëve për të jetuar më mirë janë strategji të thjeshta, të dobishme për t’u vetëdijësuar mbi realitetin dhe për ta shijuar atë, në një mënyrë që të na garantojë një cilësi të mirë të jetës. Po cilat janë ato?

Praktikat e stoikëve për një jetë më të mirë, kanë të bëjnë me ushtrime në mendim dhe veprim, të cilat çojnë drejt një perspektive të realitetit të karakterizuar nga moderimi. Kjo rrymë filozofike, nuk synon aq shumë të reflektojë mbi ekzistencën, por më tepër të japë udhëzime që na lejojnë të arrijmë dhe të ruajmë mirëqenien.

Në terma të përgjithshëm, stoicizmi të çon drejt pasjes së një jete të thjeshtë, të zgjuar dhe larg joshjes nga kënaqësia e menjëhershme. Kjo e fundit priret të ndikojë si një “karrem” për t’u vetë-mashtruar dhe është shpesh një burim zhgënjimi. Po çfarë praktikash mund të zbatojmë nga ky këndvështrim? Le t’i zbulojmë më poshtë.

Praktikat stoike që ndihmojnë për të jetuar më mirë

Bota e sotme karakterizohet si shumë e përshkueshme nga “këngët e sirenave” (paralajmërimet). Ka realitete fluide dhe kalimtare që vlerësohen shumë, ndërsa përçmohen ato më konkretet dhe më të thjeshtat. Shumë njerëz mund të përjetojmë zgjime të vrazhda, duke e parë realitetin siç është. Po si ta shmangni këtë gjë? Më poshtë janë disa praktika të stoikëve që kontribuojnë në këtë qëllim.

“Njeriu nuk shqetësohet aq shumë për problemet reale, se sa për ankthet e tij imagjinare mbi problemet e tij reale” (Epikteti)

  1. “Vizualizimi i të kundërtës”

Nga këndvështrimi i stoikëve, ajo ka të bëjë me psikologjinë e të kundërtës. Pra me ndërgjegjësimin e vetes për atë që kemi dhe që duhet të vlerësojmë, dhe më pas që duhet imagjinojmë se çfarë do të ndodhë nëse e humbim atë. Në veçanti, kjo qasje do të thotë të vizualizosh fatkeqësitë që do të vinin nga mospasja e atyre njerëzve, situatave ose gjërave që ne i vlerësojmë aq shumë.

Ky lloj ushtrimi duhet të bëhet rregullisht. Synimi është të bëhet një përgatitje e ndërgjegjshme për t’u përballur me ngjarjet negative. Po kështu, duhet të analizoni natyrën kalimtare të jetës së njeriut dhe të vlerësoni të tashmen. Kjo strategji ushqen një pamje më realiste të jetës.

  1. Të pranohet fatalizmi në këtë jetë

Fatalizmi është një perspektivë, sipas së cilës nuk është e mundur të shmangen ngjarjet më jetësore, pasi ato u nënshtrohen forcave që janë larg ndikimit të individit. Praktikat stoike përfshijnë marrjen e kësaj pikëpamjeje të së kaluarës. Në fakt, ajo që ka ndodhur dje është e pamundur të ndryshohet.

Një vepër e botuar në “Estudios de Filosofía”, pretendon se kjo perspektivë stoike lidhet drejtpërdrejt me fatin, duke aluduar se gjithçka që është e destinuar t’i ndodhë një personi do të ndodhë gjithsesi, jo vetëm për shkak të mekanizmit shkakësor të vetë personit, por nga tërësia e mekanizmit shkakësor të natyrës.

Edhe pse të gjithë e dimë se e kaluara ka marrë fund, dhe nuk ka kthim prapa, shumë herë ajo mbetje e së djeshmes, ka një ndikim të madh në të tashmen. Për këtë arsye, qasja stoike na tërheq vëmendjen në lidhje me rëndësinë e pranimit të asaj që ka ndodhur dhe mos-luftimit të saj. Kjo përputhet me këshillën e pranimit të fatalizmit në jetë. Zgjedhja e shokut të duhur të udhëtimit, është një tjetër parim i stoicizmit për të pasur një jetë të përmbushur.

  1. Zgjedhja e shokëve në rrugëtimin e jetës

Njerëzit pranë nesh kanë një ndikim shumë të madh tek ajo se kush jemi, çfarë mendojmë, ndjejmë dhe bëjmë. Shumë herë kjo gjë kalon pa u vënë re, sepse marrëdhëniet e ngushta bëhen të njohura, dhe ne ndalojmë së perceptuari se si ato ndikojnë tek ne.

Ndër praktikat e stoikëve, të jetosh më mirë do të thotë të zgjedhësh mirë, kur është e mundur, ata njerëz me të cilët do të ndajmë gjithçka. Po çfarë ndodh kur nuk mund të zgjedhësh, por duhet të bashkëjetosh me atë që të imponohet? Stoikët këshillojnë të mësoni të përballeni me qetësi me situatën, të kërkoni dhe gjeni interesat e ndërsjella dhe të përqendroheni në to. Është rruga e qetësisë dhe kënaqësisë.

  1. Të mësuarit sesi të reagojmë ndaj situatave shpërthyese, është pjesë e praktikave të stoikëve

Praktikat e stoikëve për një jetë më të mirë, i referohen edhe reagimit ndaj fyerjeve, zemërimit dhe dhimbjes. Ose përgjithësisht atyre që njihen si “situata shpërthyese”. Këto  rrethana rrezikojnë qetësinë dhe mirëqenien tonë duke nxitur sulmin. Po çfarë duhet bërë në situata të tilla?

Sipas stoikëve, përgjigja ndaj ofendimit nga të tjerët, duhet të jetë gjithmonë vetëm një: racionalitet dhe veprim i ngadaltë. Në këto raste, do të ishte e përshtatshme të fokusoheshim më shumë tek përmbajtja e një fyerjeje apo e një akti të kryer në zemërim e sipër. A ka ndonjë gjë të vërtetë në atë ofendim?

Nëse jo, gjëja më e mirë është ta shihni me dhembshuri personin që po ju fyen, pasi është ai që ka rënë pre e konfuzionit. Nëse gjërat që ai thotë përmbajnë edhe të vërteta, kjo është një ftesë për të reflektuar. Edhe Universitetit të Oksfordit, mbështet qasjen e filozofisë stoike në lidhje me fyerjet dhe zemërimin, duke na kujtuar se më e mira në këto raste është të veprosh në një mënyrë pacifiste:të mos ia kthesh fyerjen dhe të pretendosh se nuk ka ndodhur asgjë. Kjo gjë, përveçse do të minimizojë dëmin, do ta privojë atë që ka bërë fyerjen nga kënaqësia që do t’i shkaktonte veprimi i tij.

  1. Distancohuni nga luksi

Synimi kryesor i praktikave të stoikëve është të jetosh mirë. Ata mendojnë se për ta arritur këtë duhet të kesh mjaftueshëm, pasi moderimi prodhon mirëqenie, ndërsa teprimet shkaktojnë herët a vonë vuajtje. Luksi është teprim. Gjërat luksoze janë të kushtueshme, sepse përfshijnë shpenzimin e parave apo të kohës.

Siç mund të shihet, vetë përkufizimi nënkupton atë që të heq dhe jo të shton luksi. Kjo gjë, ashtu në si parimet e mëparshme, nënvizon një nga premisat e stoicizmit: një jetë cilësore, është e barabartë me një jetë të ekuilibruar. Qëllimi duhet të jetë gjithmonë arritja e një ekuilibri, në të cilin mungesa të tejkalohet dhe të mos teprohet.

Sipas mendimit stoik, përgjigja e duhur ndaj sjelljes abuzive është ta injorosh atë.

Filozofia stoike, fokusohet në trajnimin e virtytit dhe nacionalitetit, për ta kuptuar dhe pranuar realitetin, duke transformuar prej tij ato aspekte negative që ndikojnë në jetë. Ajo nuk flet për kufizime, por për përqendrimin tek vetëkontrollin dhe vetëdija si mjete për të arritur përmbushjen.

Mësimet e saj janë të zbatueshme në vendimmarrje, tek mënyra se si reagojmë dhe në zgjidhjen e çdo lloj problemi, sa për të përmendur disa fusha. Vjetërsia e këtyre parimeve, nuk e zvogëlon ndikimin e tyre në botën e sotme. A do të guxoni ju ta vini në praktikë këtë filozofi?

Back to top button