Ekonomi

Pse ka dështuar Bashkimi Evropian në luftën kundër parajsave fiskale

“Der Spiegel”

Për dekada të tëra, një pjesë e vogël e shteteve anëtare të Bashkimi Evropian kanë joshur korporatat e mëdha për të hapur në vend filiale të tyre në këmbim të normave tatimore jashtëzakonisht të ulëta,u kanë sjellë miliarda fitime shtesë.

Martijn Nouwen, 37 vjeç, ka shpenzuar vite duke kryer një investigim voluminoz dhembledhur më shumë se 2500 dokumente të brendshme nga një panel i Bashkimit Evropian,që supozohet të jetë duke punuar për të luftuar kundër praktikaveshmangies së taksave.

Së bashku me partnerët e tij në Konsorciumit Investigativ Evropiane (EIC), Der Spiegel shqyrtoi dokumentet dhe zbuloi se si gati 25 vjet përpjekje nga Grupi i Kodit të Sjelljes

ka si synim të frenojë garën për norma më të ulëta të taksave të korporatave brenda BE-së,kanë rezultuar të kota. Në një intervistë, Nouwen, që sot është asistent profesor në Universitetin e Leiden, flet mbi arsyet e këtij dështimi, disa prej të cilave gjenden në Berlin.

Zoti Nouwen, për çerek shekulli BE-ja është përpjekur që të pengojë biznesin e parajsave fiskale evropiane si Luksemburgu, Qiproja dhe Holanda. Pse suksesi deri tani ka qenë shumë modest….

Së pari, ka një mungesë transparence mbi këtë proces. Diskutimet e Grupit të Kodit të Sjelljes, të cilin Bashkimi Evropian e krijoi për këtë qëllim, zhvillohen gjithmonë me dyer të mbyllura. Dokumentet dhe procesverbalet e tij janë konfidenciale.

Dihej që ky organ kishte një funksion të rëndësishëm, por se si funksiononte dhe nëse ishte efektiv në trajtimin e praktikave të dëmshme tatimore të vendeve,deri më sot ishte diçka e panjohur. Qëllimi i punës sime ishte të hidhja më shumë dritë mbi këtë çështje.

Ju keni analizuar rreth 2500 dokumente të brendshme të BE-së nga ky grup. Në çfarëpërfundimi arritët?

Rezultatet janë të përziera. Është fakt që grupi ka arritur rezultate mbresëlënëse, dhe konkurrenca në fushën fiskale është bërë një lojë shumë më transparente dhe e rregulluar. Shumë rregullore tatimore të dëmshme janë ndryshuar ose kufizuar. Po ashtu, kur mbyllej një boshllëk ligjor, krijohej një i ri dhe shfrytëzohej menjëherë nga shtetet anëtare.

Për shembull, shmangia e taksave sipas modeleve agresive të biznesit nuk është adresuar ende në mënyrën e duhur. Si shtetet e vogla, po ashtu edhe ato të mëdha anëtare të BE-së, janë ende të ndrojtura gjetjen e zgjidhjeve efektive për këto probleme.

Synimi i qeverive ka qenë gjithmonë të joshin korporatat në vendet e tyre përmes avantazheve në fushën tatimore. Në këtë mënyrë, ato donin të siguronin të ardhura shtesë në kurriz të fqinjëve të tyre. Ku shtrihen frontet kryesore në këtë garë?

Nga njëra anë janë të dyshuarit e zakonshëm. Vende të vogla të BE-së si Qiproja dhe Malta, por edhe Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu. Ata e bllokuan punën e grupit në shumë nga fushat ku patën mundësi. Sidomos gjatë 15 viteve të para të ekzistencës së grupit. Por edhe vendet e mëdha shpeshherë hezitonin.

Për shembull, Gjermania ende vazhdon që të bllokojë një marrëveshje për publikimin e vendimeve tatimore të dhëna nga autoritetet tatimore për kompanitë shumëkombëshe, pasi ajo dëshiron të merren parasysh kompetencat e shteteve të saj federale. Nga ana tjetër, Britania kishte në mendje interesat e ishujve të saj me taksa të ulëta si Jersey ose Guernsey. Kjo e vështirësoi edhe më shumë punën e grupit.

Çfarë roli luajtën Ministrat e Financave të vendeve të BE-së?

Ata e ngritën këtë grup për të ndaluar praktikat e dëmshme tatimore dhe për ta shmangur Komisionin Evropian nga përdorimi i mjeteve juridike shtetërore. Duke pastruar vetë sistemet e tyre tatimore, shtetet anëtare e ruajtën sovranitetin e tyre tatimor, në një kohë qëkjo i kurseu KE-së përpjekje të konsiderueshme për hetimin e ndihmës shteteve ndaj këtyre parajsave fiskale.

Pra ministrat ishin të lumtur që kishin të bënin pak me grupin kur përfundoi edhe procesi i parë hetimor vitin 2003. Që atëherë, ata miratonin pa asnjë diskutim raportprogresin që hartohej çdo 6-muaj. Madje edhe nëse shtetet anëtare shkelnin angazhimin e tyre për të shfuqizuar një regjim tatimor, apo bllokonin mjetet për çështje të rëndësishme të shmangies së taksave.

Dhe cila ishte arsyeja për këtë?

Së pari, problemet e shmangies së taksave janë shumë të ndërlikuara, sa që shpesh Ministrat e Financave dhe teknicienët përreth tyre nuk mund t’i shohin ato. Së dyti, qeveritë donin që të shmangnin mosmarrëveshjet. Tek e fundit në Evropë kishte çështje të tjera politike shpesh më të rëndësishme. Në këto kushte, ata duhej t’i zgjidhnin betejat e tyre, dhe sigurisht qëndodhte shpesh që problemi i shmangies së taksave të mos ishte njëri prej tyre.

Mendoni se është i mundur një reformim i këtij grupimi?

Po, dhe kjo është urgjentisht e nevojshme. Duhet të ndërmerren hapa për të rritur transparencën dhe legjitimitetin demokratik të grupit. Ai ka nevojë për një post politik, me një udhëheqje të nivelit të lartë për të përforcuar lidhjen me ministrat e financave (BE-së) në ECOFIN, dhe organizatat ndërkombëtare siç është Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Kjo gjë aktualisht mungon. Ndërkohë, do të ishte e dobishme nëse drejtuesi i grupit do të ishte i pranishëm në diskutimet e Ministrave të Financave. Kjo do ti jepte një rëndësi më të madhe kësaj çështje. Është me rëndësi që Ministrat e Financave të diskutojnë realisht mbi konkurrencën e dëmshme tatimore, dhe të përmendin me emra dhe të denoncojnë publikisht ata që hapin probleme. Por ajo që mungon mbi të gjitha është transparenca.

Si mund të arrihet kjo e fundit?

Për këtë ka tashmë disa propozime konkrete. Për shembull, qeveria holandeze ka sugjeruar së fundmi publikimin e një raporti të detajuar me qëndrimet e shteteve anëtare pas çdo takimi të grupit. Ky do të ishte një hap në drejtimin e duhur, por fatkeqësisht disa shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë, e hodhën poshtë këtë propozim. Kjo nuk rrit besueshmërinë, përkundrazi krijon një mosbesim të ri.

Back to top button
Close
Close