AnalizaMAIN

Rreziqet reale të botës sonë dixhitale

Nga Robert Muggah

Nëse nuk e dinim, pandemia e Covid-19 na e konfirmoi faktin se të dhënat janë pasuria më e rëndësishme strategjike e shekullit XXI. Bota nuk kishte qenë asnjëherë më parë kaq shumë e varur nga flukset e të dhënave dixhitale, kur miliona punëtorë dhe studentë kaluan në punën dhe mësimdhënien në distancë, dhe kur shitja me pakicë përmes internetit zuri vendin e dyqaneve tradicionalë.

Por teksa ndërlidhshmëria jonë dixhitale po e fuqizon inovacionin, tregtinë dhe ndërveprimin, ajo po gjeneron edhe rreziqe dhe dobësi të reja. Kjo pasi sistemet dixhitale nga të cilat varen të gjithë – interneti, shërbimet dixhitale, infrastruktura 5G – janë të pasigurta, të keq-rregulluara, dhe prirura të bien pre e abuzimeve dhe sulmeve kibernetike.

Zakonisht është e lehtë të harrohet se baza e botës sonë dixhitale është ajo fizike. Kabllot me fibra optike, bateritë, qarqet dhe pajisjet që garantojnë dixhitalizimin përbëhen nga minerale. Bakri, kuarci, silikoni, kobalti, litiumi dhe elementët e tjerë të rrallë – një familje prej 17 metalesh – përdoren praktikisht në çdo pajisje elektronike në planet.

Megjithatë, sasia me e madhe e tyre nxirret në Kinë, vend që kontrollon më shumë se 80 përqind të furnizimit global, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Birmania dhe Australia. Në sfondin e kërkesës në rritje për këta elemente të rrallë, Kina po përpiqet të sigurojë dominimin e saj mbi zinxhirin global të furnizimit.

Ndërkohë vendet e tjera po riciklojnë gjithnjë e më shumë mbetjet elektronike,duke nxjerrë prej tyre materialet bazë për të zvogëluar varësinë e tyre nga të tjerët. Në vitet 1950, prodhimi global i këtyre metaleve ishte përqendruar në Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut. Sot, Kina ka afro 800 miniera të tilla.

Rreziku i ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit, përfshirë nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e tokave të rralla, është shumë real. Për shembull, Kina ka vendosur kufizime në furnizimet e saj në të kaluarën, përfshirë Japoninë, gjë që rriti çmimet globale për një sërë teknologjish që përdorin këto metale.

Që atëherë Japonia i ka zgjeruar rezervat e saj strategjike. Në rritje janë edhe kërcënimet ndaj sulmeve kibernetike mbi objektet e prodhimit dhe përpunimit të këtyre metaleve. Ndërkohë, minierat nga nxirren këto metale po shkaktojnë një katastrofë ekologjike, për shkak të mbetjeve si sulfati dhe kloruri i amonit, që kanë ndotur ujërat dhe tokat bujqësore.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se shumë nga sistemet që furnizojnë rrjetet dixhitale të planetit nuk ndodhen në Tokë, por në hapësirë. Satelitët e parë u lëshuan në vitet 1950, dhesot rreth planetit tonë rrotullohen mbi 6.000 të tillë, nga të cilët më shumë se 2.600 janë funksionalë.

Disa prej tyre na japin informacione mbi motin ose sipërfaqen e Tokës, ndërsa më shumë se 1.000 satelitë komunikimi lehtësojnë qasjen në internet, celularë, televizion dhe radio. Dhe kërcënimet ndaj satelitëve nga shtetet kombëtare, përfshirë prishjen e qëllimshme të sinjaleve të tyre, nuk janë aspak të reja.

Sot ka shqetësime të shtuara në lidhje me zgjerimin e kapaciteteve në tokë dhe hapësirë ​​për të mashtruar, bllokuar, dëmtuar apo shkatërruar sistemet satelitore. Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po lëvizin me shpejtësi drejt armatimit të hapësirës, kryesisht me argumentin e parandalimit të kërcënimeve nga rivalët.

Rusia dhe Kina kanë testuar disa sisteme shkatërruese të sistemeve satelitore – si ato tokë-hapësirë ​​dhe ato me bazë hapësirën të njohur si satelitë vrasës. Ndërkohë satelitët janë gjithashtu të prekshëm edhe ndaj piraterisë. Imazhet satelitore janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj rrjeteve që manipulojnë imazhet që vijnë nga larg.

Infrastruktura dixhitale nuk po zgjerohet vetëm në qiejt mbi ne, por edhe nën dete. Sot janë mbi 420 kabllo të shtrira nën dete dhe oqeane, të cilat transportojnë rreth 95 për qind të dhënave dhe komunikimeve. Kabulli i parë nënujor u vendos në vitin 1858 nga Irlanda në Kanada, duke iu dhënë mundësi përdoruesve të komunikonin me disa fjalë në orë.

Deri në vitin 1900, në gjithë botën shtriheshin mbi 210 mijë km kabllo. Fibrat optike u shfaqën vetëm në vitin 1988 dhe sot ka më shumë se 1 milionë e 126 mijë km kabllo që transmetojnë me një shpejtësi afro 160 terabit në sekondë. Kompanitë se mëdha të teknologjisë po i drejtojnë investimet e reja në kabllot nënujore.

Vetëm Amazon, Facebook, Google dhe Microsoft kanë investuar gjatë viteve të fundit mbi 20 miliardë dollarë linjat e reja kabllore. Një nga linjat më të fundit të Google, një kabëllnënujor që lidh Evropën dhe Shtetet e Bashkuara i quajtur Dunant (i emëruar sipas HenryDunant, themeluesit zviceran të Kryqit të Kuq dhe fituesit të parë të Çmimit Nobel për Paqe), mund të transmetojë me një shpejtësi 250 terabit në sekondë.

Por rëndësia strategjike e kabllove nënujore dhe stacionet operative që i lidhin ato me rrjetet tokësore nuk mund të mbivlerësohet. Ata janë vetëm një nga disa fronte betejash në luftërat e vazhdueshme të informacionit. Ato mund të përgjohen për të fituar të dhënat sekrete.

Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë secila aftësinë për të sabotuar kabllot përmes nëndetëseve spiune të krijuara enkas për misione të tilla.

Ndërkohë, antenat e telefonave celularë janë sistemi nervor i botës dixhitale. Edhe ato janë të kudogjendur. Grupe si OpenCellID kanë lokalizuar mbi 36 milionë kulla të shërbimit celular në gjithë botën. Të vendosura zakonisht në zona shumë të populluara, këto kulla kryesisht marrin dhe transmetojnë zë dhe të dhëna nga celularët dhe pajisjet e tjera. Dendësia e vendosjes së tyre ndryshon:Antenat 3G dhe 4G mund të jenë midis 48 dhe 125 km larg, ndërsa antenat 5G vendosen më afër njëra-tjetrës, me distanca që variojnë midis 250-300 metrave.

Pavarësisht nga varësia jonë e madhe ndaj tyre, rrjetet celulare janë praktikisht të pamundura për tu mbrojtur nga sulmet pirate. Shumica e trafikut të dhënave është e pa koduar, dhe sistemet që furnizojnë rrjetet nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis komandave të ligjshme dhe atyre dashakeqe.

Kjo sepse protokolli themelor për shumicën e sistemeve është i vjetruar, gjë që do të thotë se sistemet mund të shkatërrohen me shumë lehtësi. Po ashtu ekzistojnë edhe pajisje që mund të simulojnë antenat celulare- IMSI ose Stingrays – që mund të zënë në grackë përdoruesit që nuk dyshojnë duke ua përgjuar thirrjet telefonike.

Sot ka më shumë se 4.6 miliardë përdorues aktivë të internetit, nga rreth 4 miliardë në vitin 2019. Kjo do të thotë se rreth 60 për qind e botës është e lidhur me të paktën një pajisje, dhe disa prej tyre me shumë më tepër. Por valët e sulmeve kibernetike, përbëjnë një kujtesë vazhdueshme se shumica e qeverive, kompanitë, dhe qytetarët janë të ekspozuar në aspektindixhital.

Një mënyrë për të lundruar në mënyrë më të sigurt, në një botë që po dixhitalizohet me shpejtësi, është duke u hartuar në mënyrë të zbatueshme, dhe duke përcaktuar atë që është nërrezik. Në një botë ku pajisjet dixhitale infiltrohen, manipulohen dhe mund të përdoren lehtësisht si “armë”, ndërgjegjësimi është thelbësor. Vetëm duke kuptuar më mirë rrezikun mund ta zvogëlojmë atë më lehtë.

Marrë me shkurtime nga Foreign Policy

Back to top button
Close
Close