Your Life

“Sepse miqtë e vërtetë të qëndrojnë pranë kur je në telashe, nuk të braktisin për asnjë arsye”

“Imagjinoni pak një fëmijë që nuk ka bërë gjë, një nxënës si kushdo, mediokër si unë, në sensin që nuk ishte ka qenë as e aftë dhe as e paaftë. Isha thjesht një fëmijë që shkonte në shkollë me shumë dëshirë, sepse i pëlqente shoqëria me të tjerët, njësoj siç më pëlqen tani. Dhe papritur një ditë të thonë: “Je e përjashtuar”. Është diçka që të mbetet përbrenda përgjithmonë. Pyesja për arsyen pse dhe askush nuk dinte të më jepte një përgjigje.

Kur pyesja familjarët për arsyen e përjashtimit nga shkolla, ata shpërthenin në lotë, bënin sikur u duhej tëlargoheshin nga dhoma dhe i shmangeshin bisedës. Pastaj unë ia hidhja fajin vetes, pa e kuptuar se ku kisha gabuar, pa gjetur një shkak, qoftë dhe jologjik lidhur me përjashtimin nga shkolla. Thjesht u gjenda në një botë, ku nuk mund të shkoja në shkollë dhe ku policia nisi të hynte shpesh në shtëpinë tonë për kontrolle. Edhe për këtë gjë nuk mund të gjeja dot një arsye.

Ata që mbetën pranë meje, ishin vërtet të paktë. Që atëherë kam konsiderata të veçanta për miqtë e vërtetë, për ata që në vështirësi nuk të braktisin. Sepse miqtë e vërtetë janë ata që të qëndrojnë pranë kur je në probleme, nuk të braktisin si ata që të qëndrojnë pranë vetëm për të përmbushur interesat e tyre.

Ama është e dhimbshme të zbulosh herë pas here të gjithë ata që nuk të shohin më. Është si ajo loja e tmerrshme mes fëmijëve, ku vendoset se njëri prej tyre duhet i padukshëm, i papërfillshëm për të tjerët. E kam konsideruar gjithmonë si një nga lojërat më të rrezikshme. Zakonisht e bëjnë me fëmijën më tëvogël, ku ai më i madhi i grupit e konsideron më të voglin si më të parëndësishëm në shoqëri. Ky i fundit bërtet duke thënë: “Por unë jam këtu”. Kjo gjë na ndodhi neve, çdokush prej anëtarëve të familjes sime ishte fëmija i padukshëm”. – Liliana Segre

Back to top button