Magazine

Stinët e jetës

Na ishte dikur një burrë që kishte 4 djem. Ai donte që fëmijët e tij të mësonin të mos i gjykonin gjërat me nxitim. Kështu dërgoi secilin në kohë të ndryshme të shihte një dardhë që ishte shumë larg shtëpisë. Djali i parë shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë, ndërsa djali më i vogël shkoi në vjeshtë.

Kur të gjithë kishin shkuan për ta parë dhe ishin kthyer, i ati i mblodhi bashkë dhe u kërkoi të përshkruanin atë që kishin parë. Djali i parë tha se pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe plot dredha. Djali i dytë e kundërshtoi:Jo unë e pashë të mbuluar me sytha të gjelbër dhe me gjasa për të bërë shumë fruta.

Djali i tretë nuk u pajtua me dy vëllezërit më të mëdhenj. Ai tha se dardha që ai pa ishte i mbushur plot me lule të çelura, të cilat kishin një aromë aq të ëmbël dhe dukeshin aq bukur, sa që ishte gjëja më e këndshme që kishte parë ndonjëherë.

Djali i katërt dhe më i vogli i nuk ra dakord me asnjërin. Ai tha se pema që pa kishte frytet e pjekura. Ato ishin aq shumta në numër saqë degët ishin përkulur nga pesha. Sipas tij ajo dukej plot jetë dhe e vetë-përmbushur. Në fund i ati ndërhyri dhe u shpjegoi djemve të tij se secili kishte të drejtë në atë që tha, sepse secili prej tyre kishte parë vetëm një stinë në jetën e asaj peme.

Ai u tha atyre se nuk mund të gjykonin një pemë, apo një person në jetën e përditshme, vetëm nga një stinë, dhe se thelbi i asaj që janë – por edhe kënaqësia, gëzimi dhe dashuria që vijnë nga ajo jetë – mund të maten vetëm në fund kur të mbarojnë të gjitha stinët.

Nëse dorëzohesh kur është dimër, do të humbasësh premtimin e pranverës, bukurinë e verës dhe përmbushjen e vjeshtës. Prandaj mos e gjykoni një jetë nga një sezon i vështirë. Mos lejoni që dhimbja e një stine t’iu shkatërrojë gëzimin e gjithë stinëve të tjera të jetës.

Back to top button