EkonomiMAIN

Taksë universale mbi kompanitë shumëkombëshe, për të mbështetur zhvilliminekonomik

Nga Thomas Piketty

Pandemia e Covid-19, kriza më e rëndë globale shëndetësore në një shekull, po na detyron tarimendojmë idenë e solidaritetit ndërkombëtar. Përveç së drejtës për të prodhuar vaksina dhe pajisje mjekësore, ne duhet të vëmë në pikëpyetje edhe të drejtën e vendeve të varfra për të zhvilluar dhe marrë një pjesë të të ardhurave nga taksat mbi kompanitë shumëkombëshe dhe miliarderët e planetit.

Ne duhet të heqim dorë nga ideja neokoloniale e ndihmës ndërkombëtare bazuar tek vullnetii mirë i vendeve të pasura, dhe të kalojmë në një logjikë të bazuar tek të drejtat kolektive. Let’ia fillojmë me vaksinat.

Disa argumentojnë në mënyrë të gabuar se pezullimi i përkohshëm i patentave të kompanive farmaceutike nuk do të kishte asnjë efekt, pasi vendet e varfra nuk do të ishin në gjendje të prodhonin vetë doza të vaksinave anti-Covid. Kjo nuk qëndron, pasi  India dhe Afrika e Jugut kanë kapacitete të konsiderueshme prodhuese, të cilat mund të forcohen, ndërsa materialet sanitare mund të prodhohen thuajse kudo.

Nuk është rastësi që India dhe Afrika e Jugut,drejtojnë një koalicioni prej 100 vendesh të botës për ti kërkuar Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), që të anulojë patentat e vaksinave anti-Covid. Duke e kundërshtuar këtë iniciativë, vendet e pasura i kanë lënë fushë të lirë Kinës dhe Rusisë, dhe kanë humbur ndërkohë mundësinë për të sjellë një ndryshim epokal, dhe për të treguar se koncepti i tyre mbi multilateralizmin, nuk shkon vetëm në një drejtim. Le të shpresojmë se ata do të tërhiqen nga ky qëndrim.

Në realitet, duhet të rimendohet i gjithë sistemi ekonomik botëror. Në veçanti, debati mbi reformën e taksave, nuk mund të shqetësojë vetëm vendet e pasura, të cilat dëshirojnë t’indajnë fitimet e transferuara në parajsat fiskale.

Problemi i projekteve të diskutuara brenda Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) është pikërisht kyOECD do të donte që shumëkombëshet të bënin një deklaratë unike të fitimeve të tyre në mbarë botën, e cila në vetvete është një ide e shkëlqyer.

Por për të ndarë të ardhurat e këtyre taksave midis vendeve, është planifikuar të përdoret një përzierje kriteresh, që në praktikë do të çojë më shumë se 95 për qind të tyre në vendet e pasura, duke lënë vetëm thërrimet për vendet e varfra.

Mënyra e vetme për të shmangur këtë katastrofë, është të ftohen vendet e varfra në tryezën e negociatave, dhe të rishpërndahen fitimet (të paktën pjesërisht) sipas popullsisë. Ne gjithashtu duhet ta vendosim këtë debat në perspektivën më të gjerë të një takse progresive mbi të ardhurat e atyre që janë më të pasur, dhe jo vetëm si një taksë minimale mbi fitimet e shumëkombësheve.

Taksa minimale prej 21 për qind e propozuar nga administrata e presidentit amerikan Xho Bajden është një hap i madh përpara, sidomos pasi në Shtetet e Bashkuara pritet hyjëmenjëherë në fuqi. Pra,degët e shumëkombësheve amerikane me qendër në Irlandë (ku norma është 12 për qind), do ti paguajnë një taksë shtesë prej 9 për qind autoriteteve tëUashingtonit.

Franca dhe Evropa, të cilat vazhdojnë të mbrojnë idenë e një takse minimale prej 12 për qind, duken të anashkaluara nga zhvillimet. Gjithsesi, ky sistem i taksimit minimal për shumëkombëshet mbetet i pamjaftueshëm, rast se nuk vendoset kuadrin e një perspektive më ambicioze për të rivendosur progresivitetin e taksimit në nivelin individual.

OECD bën propozime që do të jepnin më pak se 100 miliardë euro, ose më pak se 0.1 përqind të PBB-së botërore ( është rreth 100 mijë miliardë euro). Sa për të bërë një krahasim:një taksë botërore prej 2 për qind mbi pasuritë që i tejkalojnë 10 milion euro do të gjeneronte 10 herë më shumë:1 trilion euro në vit, ose 1 për qind të PBB-së botërore, e cila mund t’i rishpërndahet çdo vendi bazuar në popullsinë e tij.

Edhe opsioni më pak ambicioz do të ishte i mjaftueshëm për të zëvendësuar të gjithë ndihmën aktuale publike ndërkombëtare, e cila përfaqëson më pak se 0.2 për qind të PBB-së botërore.

Por pse çdo vend do të kishte të drejtën të merrte disa nga para e shumëkombësheve dhe miliarderët e planetit?

Së pari, sepse çdo qenie njerëzore duhet të ketë një të drejtë të barabartë për shëndet, edukim dhe zhvillim. Së dyti,sepse zhvillimi i vendeve të pasura nuk do të ekzistonte pa vendet e varfra:pasurimi i Perëndimit, bazohet në ndarjen ndërkombëtare të krahut të punës dheshfrytëzimin e shfrenuar të burimeve natyrore dhe njerëzore të planetit.

Për të parandaluar keqpërdorimin e parave, duhet që të zgjerohet kërkimi për pasuri të grumbulluara në mënyrë të paligjshme, qoftë nga Afrika, Libani apo ndonjë vend tjetër. Sistemi i qarkullimit të pakontrolluar të kapitalit, dhe paqartësia financiare e imponuar nga vendet e hemisferës veriore që nga vitet 1980, ka ndihmuar në minimin e procesit të brishtë të ndërtimit të shtetit në vendet e hemisferës jugore, dhe tani ka ardhur koha që kjo situatë të marrë fund.

Argumenti i fundit:asgjë nuk e ndalon çdo vend të pasur të rezervojë për vendet më të varfra një pjesë të të ardhurave nga taksat e vendosura mbi shumëkombëshet. Ka ardhur koha të përfitojmë nga era e re që vjen nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të shkuar drejt një sovraniteti universalist. /

“Internazionale​ – bota.al

Back to top button
Close
Close