Your Life

“Unë nuk jam trupi, unë jam mendja” Mesazhi motivues i Rita Levi Montalcinit

“Që fëmijë unë isha e sigurtë se nuk doja të bëhesha grua apo nënë. Shihja në familjen time një ndikim tepër të madh të tim ati, të cilin e kisha frikë: dy plus dy nuk bënin katër përpara tij, edhe pse ishte matematicien. Nëna ime, piktore në profesion, u detyrua të linte punën pas martesës. Fillimisht ju kundërvura babait tim, i cili nuk donte që femrat t’i përkushtoheshin studimeve. Më thoshte vetëm: “Nuk mundem të të ndaloj, ama as të jap leje të vazhdosh studimet”. Më vonë u shpallën edhe ligjet raciale.

Femrat vlejnë po aq sa meshkujt, madje, kanë dhunti më të mëdha dhe lirshmëri mendore. Për fat të keq, përgjatë historisë janë mbajtur larg arsimit. Mirëpo në ato vende ku kanë mundur të studiojnë, sigurisht qërezultatet nuk kanë munguar. Në moshën 90 vjeçare e kam humbur paksa shikimin, akoma më shumëedhe dëgjimin. Në konferenca nuk arrij t’i shoh imazhet dhe nuk dëgjoj mirë. Ama mendoj më tepër tani, se sa kur isha 20 vjeçe. Trupi le të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk jam trupi, unë jam mendja”. – Rita Levi Montalcini

Rita Levi Montalcini ka qenë një nga neurologet dhe politikanet më të njohura italiane. E lindur nëTorino, në një familje hebre ku i ati ishte një inxhinier elektrik dhe matematicien, kurse e ëma një artiste. Gjatë karrierës së saj u dallua për forcën motivuese për çdo femër për të ecur përpara në jetë, sikurse edhe e shpreh në fjalët e mësipërme. Ndërkohë, Rita Levi Montalcini na jep edhe një mesazh shumë me vlerë: “Unë nuk jam trupi, unë jam mendja”. Sado të kalojnë vitet, sado të moshohemi, sërish bukuria gjendet nëmendje. Trupi mund të plaket, ama një mendje e bukur të tregon përherë të ri.

Back to top button