ZZZFun

Zgjidh një foto dhe zbulo se çfarë je duke përjetuar në shpirtin tënd në këto momente

Çdokush krijon lidhje të ndryshme me personat që ndesh përgjatë rrugëtimit të jetës së vet. Për të zbuluar se çfarë je duke përjetuar në shpirtin tënd në këto momente, në raportet që krijon me të tjerët, mjafton të zgjedhësh një nga tre fotot e mëposhtme.

Nëse ke zgjedhur:

  1. Braktisje dhe frikë nga ndryshimet.
    Qëndron në marrëdhënie më tepër nga sa duhet? Ndonjëherë përfshihesh në marrëdhënie jo të shëndetshme dhe që krijojnë varësi personale ose profesionale. Shpesh gjendesh në sfidë me veten për të luftuar vetminë që ndjen përbrenda, ndaj dhe përfshihesh në raporte toksike me të tjerët. Nuk është se nuk e kupton që marrëdhëniet që ke krijuar janë toksike, por ke frikë nga ndryshimet dhe mendon se është më mirë të qëndrosh siç je, se sa të përfundosh vetëm. Mundohu ta kuptosh se nga buron frika që ke ndaj ndryshimeve dhe sigurohu të bësh maksimumin për ta shmangur këtë frikë sa më shumë të jetë e mundur. Ti meriton marrëdhënie më të shëndetshme.
  2. Besim në vete dhe identitet.
    Ndihesh në siklet kur je në qendër të vëmendjes dhe kur gjithë vëmendja përqendrohet tek ty? Mendon se nevojat e të tjerëve janë më të rëndësishme se të tuat? Duhet të fillosh të zbulosh se kush je ti si person dhe t’i ndash talentet e tua me botën. Është gjë e bukur dhe e rëndësishme t’i mbështesësh të tjerët, por shpesh i vendos nevojat e të tjerëve mbi të tuat dhe kjo nuk është gjë e mirë. Ndonjëherë bën më tepër se sa duhet për të tjerët, madje mund të ndihesh i refuzuar, kur ata nuk të kërkojnë ty ndihmë fillimisht. Mirëpo mundohu të përqendrohesh më tepër tek vetja. Të tjerët mundet edhe të të shfrytëzojnë për nevojat e tyre, dhe kjo nuk është diçka normale. Mendo për pasionet dhe aftësitë e tua. Bëj gjithçka për t’i pranuar ato. Detyra jote është të arrish fillimisht objektivat e tua, jo të të tjerëve.
  3. Frikë dhe mungesë ndërgjegjësimi.
    E ke vënë re që shpesh mundohesh të ecësh përpara, por kur ti ke lekë mjaftueshëm në bankë, të del diçka e papritur që të bën të shpenzosh të ardhura? Është e mundur që ti të kesh lindur e të jesh rritur në një ambient disi të vështirë, ndoshta edhe me të ardhura ekonomike jo shumë të mjaftueshme. Premtoji vetes se do të bësh maksimumin për të kursyer për të arritur synimet e tua. Kjo gjë kërkon vullnet dhe ti këtë e ke. Ndaj, sapo të sigurosh disa të ardhura, mos prit. Investoji ato në progresin tënd, pasi dihet që diçka do të dalë dhe do të duhet të shpenzosh. Gjërat dytësore nuk mbarojnë asnjëherë, por ti përqendrohu tek ato çfarë i konsideron si kryesoret për avancimin tënd.
Back to top button