Mistere

A i ka vrarë CIA të famshmit që vdiqën të rinj?

screen-shot-2016-10-16-at-08-16-51

Autori John Potash pretendon në librin e tij ‘Drogat si Armë Kundër SHBA-së’, se shërbimi sekret amerikan ishte pjesërisht përgjegjës për vdekjen e Kurt Cobain.

Daily Star raporton se libri i Potash e vendos figurën e Cobain si një njeri që nuk kishte për qëllim që të bëhej i varur nga droga dhe më pas të bënte vetëvrasje, transmeton Gazeta Express.

Potash thotë se heroina ishte bërë një problem i madh për të në fillim të viteve 90, dhe se përdorimi i saj nga Cobain ishte nxitur nga CIA.

Libri shkon më tej dhe thotë se CIA mund ta ketë përdorur Cobainin e njohur për ta promovuar si një ‘djalë i drogës’ për të shtypur përhapjen e ideologjisë majtiste, por veproi kur pa se ai kishte filluar të bënte një jetë më të mirë pa drogë.

Potash tha: “Dëshmitë sugjerojnë se inteligjenca e SHBA-së e përdori atë për të promovuar përdorimin e heroinës, ngjashëm me mënyrën se si kjo inteligjencë dhe mediat ndihmuan në promovimin e acidit në vitet 60.

Dëshmitë tregojnë se inteligjenca amerikane ndihmoi në orkestrimin e vrasjes së Cobain për shkak të politikës së tij anti-materialiste dhe majtiste, së bashku me kërcënimin e tij implicit për të promovuar seriozitet kur ndaloi përdorimin e drogës”.

‘Klubi 27’, i panjohur ndoshta për ju, i referohet numrit të madh të të famshmëve që vdiqën në moshën 27 vjeçare, shpesh si rezultat i abuzimit me drogë ose alkool.

Muzikantë të tjerë legjendarë që janë në këtë klub janë Amy Winehouse, Jim Morrison, Janis Joplin dhe Brian Jones.

Numri i ikonave që vdiqën në moshën 27 vjeçare është i frikshëm, dhe mendimi se CIA është e përfshirë në këtë është i tmerrshëm.

Leave a Reply

Back to top button