Teknologji

A po bëhet më i vështirë hackerimi?

Siguria kompjuterike është duke u bërë gjithnjë e më e avancuar, dhe sistemet kompjuterike janë të komplikuara, kështu që është bërë gjithnjë e më e vështirë për të sulmuar apo ndërhyrë në rrjetet e mirë-krijuara kompjuterike. Në këtë aspekt, hackerimi është më i vështirë dhe kërkon ekspertizë më të madhe, në krahasim me 20 vjet më parë.

Megjithatë, ka gjithnjë e më shumë pajisje të mundësuara përmes internetit në botë, shumë prej të cilave funksionojnë me programe relativisht të thjeshtë. Prandaj, ka mundësi pafund për hackerat, për të shfrytëzuar “gropat” e sigurisë në kontrollorët e ngrohjes qendrore, orat e dorës, faqet e internetit, celularët, videolojërat, kamerat CCTV, kontrollorët e automjeteve apo edhe tualetet elektronike. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button