Psikologji

Çfarë bën ndryshe një mashkull, që është zotëri i vërtetë?

  1. I hap derën një femre, në mënyrë që ajo të dalë apo të hyjë në një vend përpara tij, ashtu siç duhet.
  2. Vjen në takim në orar dhe në mënyrë të përpiktë. Ai e ka kuptuar saktë se vonesat tregojnë mungesë përgjegjësie, ndaj nuk do të duket i tillë, përderisa nuk është.
  3. I ofron një femre pallton apo xhupin e tij. Ai nuk pret që ajo t’ia kërkojë pallton apo xhupin në një mbrëmje të ftohtë dimri, por ia ofron vetë, nëse e sheh që ajo ka ftohtë.
  4. I hap vendin një femre. Kudo ku ai të ndodhet, do t’ia lironte përherë vendin një femre që do të kishte ngjitur, edhe nëse ajo do të ishte më e re në moshë, sepse ai e di që femrat meritojnë respekt.
  5. Është i sjellshëm. Një mashkull xhentil nuk e ka problem të flasë me fjalë magjike, si “Më fal!”, apo “Faleminderit!”, pasi e di se këto fjalë e bëjnë të duket edhe më mirë.
  6. Është i kujdesshëm. Ai nuk pret që një femër të shprehë pakënaqësinë e saj për diçka që ai ka bërë, apo për një vendim që ka marrë, por përpiqet të bjerë dakordduke e rihapur atë temë.
  7. E mban fjalën e dhënë. Kjo është një nga cilësitë më dalluese të një mashkulli gentleman. Ai nuk gënjen si shumë të tjerë, por e mban fjalën e dhënë. E ka më të lehtë të mos premtojë gjë, se sa të mos i mbajë premtimet e dhëna.
  8. Di të mbajë një sekret. Nëse e ke vënë re se ai është xhentil, dije se ai është i besueshëm dhe mund t’i besosh çdo sekret tëndin pa asnjë problem.
  9. Kurrë nuk do ta lëndonte një femër dhe këtu nuk flasim vetëm për aspektin fizik, por edhe për atë emocional. Humori i një femre që ai ka përkrahë, është ndër gjërat më kryesore që një mashkull xhentil mban parasys.
  10. Është i sinqertë dhe kjo është një cilësi që e vlerëson edhe tek personat që mban rreth vetes. Nëse ai ta thotë diçka, dije se nuk po të gënjen dhe mund ta besosh plotësisht se është duke të thënë të vërtetën.

Leave a Reply

Back to top button