Teknologji

Çfarë ka brenda “Deep Web”?

Një xhungël faqesh të ndryshme interneti, pas të cilave fshihen si marrëveshje të dyshimta, si veprime krejtësisht të ligjshme. Ajo që e dallon “Rrjetin e thellë” nga ai në të cilin lundrojmë zakonisht është anonimati i përdoruesve të internetit, i garantuar nga sistemet e duhura që fshehin adresat IP të përdoruesit. Këto sisteme, duke funksionuar si një shfletues normal, lejojnë qasje në në një rrjet anonim, 500 herë më të gjerë se sa “Rrjeti i dukshëm”, me faqe të pagjurmueshme nga motorët si Google.

Mirë dhe keq

Duke zbritur në honet e “Rrjetit të thellë”, ju mund të gjeni çdo gjë, nga vendet ku shesin armë, dokumente të rreme dhe drogë, e deri tek dokumentat akademike dhe forumet që mbështesin fushatat humanitare. Dhe pikërisht duke shfrytëzuar “Rrjetin e thellë” shumë aktivistë kanë arritur të organizojnë opozitën ndaj regjimeve autoritare gjatë Pranverës Arabe. Monedha tregtare është padyshim elektronike (Bitcoin), ndërsa mallrat e blera dorëzohen në mënyrë anonime. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button