Shendeti

Çfarë konsumon në një ditë dietologia Jessica Sepel? Një dietë që mund ta ndiqni edhe ju

Jessica Sepel është një dietologe dhe eksperte e specializuar në çrregullimet e shëndetit. Në sajë të kombinimit të ushtrimeve për kujdesin ndaj vetes, recetave të shëndetshme dhe një perspektive të shëndetshme mbi ushqimin, Jessica është e gatshme t’i ndihmojë të tjerët për të arritur mirëqënien e tyre shëndetsore pa u demoralizuar.

Gjithmonë kam qenë e interesuar mbi ushqimin, duke qenë se kam qenë pjesë e një familjeje e cila i ka dhënë përherë prioritet ushqimit të shëndetshëm. Në vitet e adoleshencës dhe në të njëzetat e mia nuk kam pasur një trup perfekt dhe mënyra më e mirë për të rikthyer format e mia ka qenë ushqimi. Në fillim arrita deri në pikën sa e urreja ushqimin, por më vonë e kuptova se fakti që nuk e pëlqeja trupin tim po ndikonte për keq në çdo aspekte të jetës sime.

Ndaj, vendosa ta detyroj veten të mësoj se si fuksionojnë mekanizmat e të ushqyerit dhe mirëfunksionimit të trupit. Studiova për pesë vjet mbi ushqyerjen dhe si fillim vendosa të ndreqja marrëdhëniet e mia me ushqimin. Tani unë konsumoj gjëra që e ndihmojnë shëndetin dhe oreksin tim.

07:00 Lëng limoni

Unë zgjohem me një ujë të ngrohtë me lëng limoni për të aktivizuar tretjen dhe detoksifikuar trupin tim pas gjumit. Ndonjëherë unë konsumoj edhe uthull molle para meditimit tim në mëngjes, dhe pastaj bëj 30 deri 45 minuta yoga, ushtrime intensive, ose një seance ushtrimesh me pasha të ndryshme.

08:00 Vakti i mëngjesit

Mëngjesi për mua  është zakonisht një vakt i pasur me proteina, fruta të thata, granola të përgatitura në kushte shtëpie të shoqëruara me kos organik, dy vezë të ziera ose të fërguara me zarzavate të ziera dhe avokado. Këto produkte ndihmojnë të mbahet i qëndrueshëm niveli i sheqerit në gjak.

10:30 Lëngje dhe ushqime të shpejta

Pas mëngjesit është koha e një lëngu me fruta e zarzavate jeshile – kryesisht lakra, spinaq, selino, kastravec, limon, dhe xhenxhefil. Unë shpesh shtoj dhe një pjesë të vogël me arra ose fruta të tjera të thata  me gjalpë.

13:00 Vakti i drekës

Unë zakonisht përgatis një sallatë të errët të mbushur me gjethe jeshile (me brokoli, lakër jeshile, dhe spinaq), me një pjesë të proteinave (kryesisht prej peshkut, mishit, mishit të pulës, apo fasuleve) me karbohidrate komplekse ( orizi, ose patatet e ëmbla). Unë gjithashtu përfshij në drekë edhe yndyra të mira si prej avokados, ushqimeve të buta, ose një sasi të vogël farash të përziera.

Salca ime e preferuar është një kombinim i vajit të ullirit, farave të susamit, lëngut të limonit dhe mustardës. Yndyrnat janë të rëndësishme në vaktin e drekës për t’ju bërë  të ndiheni të kënaqur.

 

16:00 Vakti i pasdites

Vakti i pasdites është tepër i rëndësishëm për mua në mënyrë që të mbaj nivelin e sheqerit në gjak normal deri në darkë. Më pëlqen shumë një filxhan me çaj bimor të shoqëruar nga një çerek filxhani me fruta të thata, ose dy kekë të vegjël me çokollatë dhe me fara susami. Kjo është gjithashtu një kohë ideale për të bërë 30 minuta pushim, ose sic e quaj unë, koha pa stres. Këtë gjë unë e kam bërë prioritet për thuajse çdo ditë.

Ndonjëherë, unë kyç derën dhe pushoj në dhomën time. Më pëlqen të lexoj, të meditoj, të praktikoj yoga, të bëj shëtitje dhe çdo gjë që bëj në këtë orar, e bëj me celularin të fikur.

19:00 Vakti i darkës

Unë përpiqem të ha darkë sa më shpejt të jetë e mundur, ndaj shpesh herë ha rreth orës shtatë të mbrëmjes. Një nga darkat e mia të preferuara është me sa më shumë bimë dhe bajame të mbuluara me një fletë lulelakre, ku hedhim edhe brokoli e bishtaja ose copa me mish pule dhe avokado.

Të fejuarit tim dhe mua na pëlqen shumë gatimi dhe meqë për herë të parë po jetojmë në një shtëpi së bashku, po shpalosim talentet tona në kuzhinë.

20:00 Ëmbëlsira

Gjithmonë pi një filxhan çaj në këtë orar, por nëse e ndiej të nevojshme një ëmbëlsirë, e konsumoj në mbrëmje, pasi ta kem ngrënë vaktin e darkës. Të shijosh pak çokollatë të shkrirë me gjalp prej frutave të thata, ose një lëng frutash të bërë në kushte shtëpie, është mënyra më e mirë për ta përfunduar ditën, së bashku më një dush relaksues. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close