Uncategorized

Covid-19 tkurrë me 20% ekonominë Franceze

Ekonomia franceze do të tkurret me 20% në tremujorin e dytë teksa recesioni vazhdon të thellohet.

Agjensia zyrtare e statistikave INSEE vlerësoi të mërkurën se ekonomia e Francës do të bjerë me 20% pasi vendi po bëhet gati të dalë nga bllokimi mbarëkombëtar i koronavirusit. Kjo do të shënojë një përkeqësim të mprehtë në recesionin e Francës pasi ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës ra me 5.8% në tremujorin e parë. INSEE [The National Institute of Statistics and Economic Studies] tha që ekonomia mund do të pësonte rënie me 8% për tërë vitin 2020 në skenarin më të mirë por të pamundur që aktiviteti ekonomik të kthehej në nivelet që ishte para krizës deri në korrik.

INSEE vlerësoi se aktiviteti ekonomik Francez po punonte me 21% nën nivelin normal pasi bllokimi i  vendosur në vend që nga mesi i marsit u hoq në 11 maj.  Rënia e aktivitetit ekonomik arriti deri në  33% në fillim të majit. Shpenzimet e konsumatorit ishin vetëm 6% nën nivelet normale pasi shumica e dyqaneve u lejuan të rihapeshin pas gati dy muajsh. Një studim mujor nga INSEE tregoi se besimi i konsumatorit vazhdoi të dobësohej në maj, duke rënë në nivelin e tij më të ulët që nga janari 2019 kur vendi ishte në valën e protestave antiqeveritare. Shqetësimet e familjeve për ekonominë e përgjithshme janë në nivelet më të larta që nga fillimi i studimit në 1972, ndërsa frika e papunësisë ishte më e larta që nga kriza globale financiare e 2009.

Sipas një studim të veçantë mujor nga INSEE, u dolë në përfundimin se besimi i biznesit u përmirësua nga rënia e rekorde që pësoi në prill, por përsëri mbetet në nivele shumë të ulta. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button