Teknologji

Google do t’i rikthejë të vdekurit në jetë, përmes robotëve

Screen Shot 2015-04-08 at 14.50.57

Një raport i ri i publikuar nga TechWeek thotë se Google mund të fillojë të punojë mbi disa mënyra që do t’i japin robotëve një personalitet të përshtatur, që ngjan me njerëzit e vërtetë apo ata të vdekur.

Kompanisë i është dhënë një patentë nga autoritetet amerikane, e cila flet për metodat dhe sistemet për zhvillimin e personalitetit të robotëve.

Ideja është që një robot potencialisht mund të përshtatet, ose të programohet që të ketë karakteristika të personalitetit të përshtatur, si dhe aftësi të lidhura nga platforma kompjuterike të cilën e njohim si cloud, raporton Telegraf.

Në dokumentin e patentës deklarohet: “Një robot mund të programohet që të japë një vështrim të dëshiruar si dhe të ketë kokëfortësi të robotit, e cila mund të ndryshohet nga ana e përdoruesit ose nga vetë roboti. Për shembull, ndërfaqja e robotit të përshtatet për të dhënjë një personalitet për robotin”.

“Personaliteti i robotit mund të shpaloset më tej dhe të jetë i shpërndarë tek një numër më i madh i robotëve në vende të ndryshme.”

Një anë potencialisht e errët e patentës është se Google do të mund ngarkojë personalitetet e njerëzve të vërtetë, duke përfshirë edhe të vdekurit.

Patenta e Google më tej thotë se “robotët mund të programohen për të marrë tipare nga personaliteti i njerëzve të vërtetë (p.sh., të sillen në bazë të dëshirës së përdoruesit, apo të një të të afërmi të vdekur, një njeriu të famshëm dhe kështu me radhë), në mënyrë që të marrë tipare të karakterit të njerëzve që më pas do të ndiqen nga roboti”.

Leave a Reply

Back to top button