Teknologji

Hackerët rusë vjedhin mbi një miliardë fjalëkalime

hackerssNjë kompani amerikane që merret me siguri në internet ka thënë se një rrjet kriminelësh rusë kanë vjedhur 1.2 miliard fjalëkalime në internet dhe mbi 500 milionë adresa të postës elektronike. “The New York Times” raporton se “Hold Security” e ka zbuluar këtë vjedhje. Kjo kompani ka thënë se të dhënat janë marrë nga mbi 400 mijë faqe të internetit. “Hold Security” megjithatë ka thënë se për arsye ligjore nuk mundet të identifikojë faqet e internetit që janë sulmuar nga hakerët rusë.
Sulmi sipas të njëjtës kompani amerikane thuhet se është kryer nga rrjeti i hakerëve rusë që gjendet në një qytet të vogël në pjesën jug-qendrore të Rusisë. “Hold Security” thotë se shumë nga faqet e internetit të sulmuara, në mesin e të cilave ka edhe kompani të mëdha ndërkombëtare dhe më të vogla, janë ende të pasigurta dhe të mundshme që të sulmohen. Firma amerikane ka shtuar se hakerët po përdorin informacionet e vjedhura për të dërguar mesazhe të panumërta nëpër rrjete sociale, si p.sh. “Twitter” duke kërkuar para.

Leave a Reply

Back to top button