Teknologji

HTC One M9 duket mrekullueshëm!

m9

Siç dihet, dizajnerët e HTC-së shquhen për krijimet e tyre të telefonave të kompanisë. Fillimisht ishte HTC One, ndërsa tani është modeli tjetër HTC One M8, ai që dallohet për pamjen unike, që disa madje thonë se ia kalon edhe telefonave të Apple – sa i përket pamjes së jashtme. Edhe pse nuk dihet se cilat janë planet e kompanisë për modelin e ardhshëm të telefonit, në internet janë shfaqur pamjet dhe koncepti fillestar i modelit HTC One M9, për të cilin ka zëra që thonë se është jo-zyrtar, dhe nuk është i bërë nga vetë HTC Trupi prej alumini është bërë një element kryesor i serisë së telefonave One, ngjashëm sikurse edhe dëgjueset e përparme BoomSound. Nëse kompania tajvaneze do të ofrojë edhe ekranin pa kornizë, dhe të tërin në xham, siç propozon ky koncept, mbetet për t’u parë. Në mesin e karakteristikave të listuara për këtë telefon është ekrani 2K, 3GB RAM, procesori Snapdragon 808 në 2.8GHz.

Leave a Reply

Back to top button