Teknologji

HTC One M9 prezantohet para kohe nga BestBuy

Screen Shot 2015-03-01 at 7.15.05 PMModeli më i ri i telefonit të HTC në Android, One M9, është prezantuar para kohe nga rrjeti i madh amerikan i shitjeve me pakicë, BestBuy.
Prezantimi zyrtar i telefonit të HTC është bërë para se të fillojë konferenca për media e kompanisë tajvaneze në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.
Best Buy e ka listuar një version të HTC one M9 me 32GB për përdorim në rrjetin 4G të AT&T në SHBA, duke thënë se telefoni mund të blihet në këtë treg për 650 dollarë.
Sipas BestBuy, HTC One M9 është i bazuar në procesorin e Qualcomm Snapdragon 810 në 2GHz dhe Android 5,0.
HTC One M9 ka ekranin me diagonalen prej 5” me rezolucionin prej 1920 x1080 pikselëve, kamerën e pasme me 20MP, dhe kamerën e përparme me 4MP.
Samsung, LG dhe Microsoft janë në mesin e kompanive që kanë të planifikuara konferenca shtypi në Kongresin Botëror Mobil që do të fillojë prej nesër zyrtarisht. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button