Analiza

INTERVISTA: Francë, e vetmja zgjidhje e mundshme. Dhe tani, pragmatizëm

France seguelaJacques Séguéla miraton lëvizjen e Hollande. Dhe është një opinion që ka peshë, sepse bosi i famshëm i reklamave në Francë, me sloganët e tij, ka bërë dhe ka zhbërë presidentë. Vec të tjerash, Kryeministrin e ri, Manuel Valls e njeh mirë, sepse ka bërë bashkë me të fushatat elektorale të Lionel Jospinit.

Séguéla, jeni i kënaqur?

Patjetër që po. Hollande kishte tre mundësi. Më e keqja ishte që të mbante Ayraultin në vendin e tij, që tani francezët e identifikojnë me humbjen. Zgjidhja tjetër ishte të emëronte Laurent Fabiusin, po do të kish qenë një deja vu sepse Fabius ka qenë kryeministër i Mitterrandit.  Më e mira ishte Valls.

Përse ju pëlqen kaq shumë?

Sepse është një profesionist i politikës, sepse ka autoritet dhe sepse ka qenë një Ministër i Brendshëm i besueshëm. E vlerësojnë edhe djathtas dhe në këtë moment Hollande ka nevojë për të bashkuar opinionin publik, që është i ndarë. Valls nuk e duan ekstremistët, majtas dhe djathtas. Pra është zgjedhja e duhur.

Ndryshon një njeri, po a ndryshon edhe një politikë?

Jo, linja që do ndiqet është ajo e caktuar nga Hollande me fjalimin e tij të 31 dhjetorit, kur më në fund ka pranuar se është “socialdemokrat”, që për socialistët është gjithmonë një fjalë e turpshme. Për këtë politikë, Valls është njeriu i duhur.

Në fakt të gjelbërit dhe e majta socialiste janë të zemëruar.

Duan të rrisin cmimin. Ministria ekologjiste Cécile Duflot është Himalaja e arrivizmit. Të Gjelbërit thonë që nuk e duan Vallsin për ta zhveshur nga sa më shumë pushtet që të jetë e mundur.

Megjithatë kryeministri i ri është ambicioz, për Hollande do të jetë një lloj bashkëjetese…

Nuk besoj. Po, Valls ka një imazh prej të forti. Por në të vërtetë është një djalë besnik ndaj miqve. Pastaj e di mirë që nuk do të jetë kandidat për presidentin Nr.17, sepse do të kandidojë sërish Hollande (dhe unë shpresoj sërish kundër Sarkozy). Në fund, për Vallsin emërimi vjen në momentin e duhur, kur fillojnë të shfaqen dyshime që hiperaktivizmi i tij si Ministër i Brendshëm ka prodhuar vërtetë rezultate konkretë.

A do të bëhet ministre ish shoqja e Hollande, Segole Royal?

Shpresoj. Eshtë një profesioniste shumë e zonja, eficiente, e fortë nëse duhet. Shkolla e Mitterandit. Plus që ka avantazhin që është grua.

Renzi dhe Valls: edhe në vendet mesdhetarë ka ardhur koha e të majtës postideologjike dhe pragmatiste?

Më në fund! Garda e vjetër ka ikur, sic e treguan zgjedhjet administrative. Forca e Vallsit, dhe besoj edhe e Renzit, është pikërisht që nuk kanë qenë pjesë e saj. Dhe që nuk e kujtojnë as në stil.

Kryebashkiake e Parisit është spanjollja Hidalgo, kryeministër katalanasi Vals: «il n’y a plus des Pyrénées», nuk ka më Pirenejas, sic thoshte Mbreti Diell pasi kish vendosur nipin në fronin e Madridit?

Hapja ndaj talenteve të huaj është ajo cfarë Franca ka ditur gjithmonë ta bëjë më mirë. Në fund të fundit edhe unë jam me origjinë katalanase dhe jam rritur në Perpignan. Që është si të thuash në Barcelonë.

Leave a Reply

Back to top button