Bota

“Izraeli gënjeu për armën bërthamore iraniane”. Ja dokumentat e Mossadit

Dokumentat që ka siguruar Al Jazeera tregojnë se shërbimi i fshehtë izraelit ishte i një mendimi krejt tjetër. Teherani nuk po “kryente veprimtarinë e nevojshme për prodhimin e armëve”

Screen Shot 2015-02-23 at 21.11.44Kur Izraeli denoncoi në OKB se Teherani po përpiqej të prodhonte një bombë atomike, nuk kishte asgjë të vërtetë. Zbulimi ka ardhur nga një prej dokumentave të fshehtë që ka siguruar Al Jazeera, si pjesë e dosjes “SpyCables” dhe shpjegon se Mossadi kishte një mendim krejt tjetër.
Në tetor të vitit 2012, shërbimi i fshehtë i Izraelit kishte arritur në konkluzionin se “Irani nuk po kryente veprimtarinë e nevojshme për prodhimin e armëve bërthamore”. Vetëm një muaj më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishte folur në OKB, duke thënë ekzaktësisht të kundërtën dhe duke shtuar se Teherani kishte kompletuar 70% të veprimtarisë së nevojshme për të siguruar armën bërthamore.
Ish kreu i Mossadit, Meir Dagan – shkruan Al Jazeera – që në vitin 2012 kishte paralajmëruar Netanjahun që të mos mbivlerësonte rrezikun që paraqiste Iranin, pasi do të sillte një afrim të luftës me këtë vend.
Mes zbulimeve që po dalin prej dokumentave që kanë shtënë në dorë The Guardian dhe Al Jazeera, edhe fakti që CIA u përpoq të kontaktojë me Hamasin duke shfrytëzuar kanale të rezervuar, ndonëse grupi palestinez konsiderohet nga SHBA “një organizatë terroriste”. Shërbimi i fshehtë amerikan dëshironte të rekrutonte agjentë të Rripin e Gazës.

Cfarë kanë “SpyCable”

I quajnë “Spy Cable” (Kabllogramët e spiunazhit), një seri dokumentash të zgjedhur mes qindra të tjerëve që The Guardian dhe Al Jazeera po përgatiten që t’i zbulojnë dhe që premtojnë të heqin velën e misterit që ka mbuluar veprimtarinë e shërbimeve të fshehtë të gjysmës së botës.
Nga CIA tek MI6, nga rusja FSB tek shërbimet e fshehtë iranianë, letrat që dy organet e mëdhenj mediatikë do të publikojnë mbulojnë një periudhë që shkon nga viti 2006 deri në 2014 dhe që përfshijnë detaje të takimeve dhe analizave të brendshme që janë shkruajtur prej afrikano-jugorëve të SSA. Por edhe korrespondencën ekzistuese me agjencitë e shërbimeve të fshehtë të shumë vendeve perëndimorë.
Demaskime, protesta, kërkesa për të vënë nën kontroll persona dhe numra telefoni. Por edhe cështje administrimi banal. Si për shembull ajo herë kur Ambasada e Algjerisë në Afrikën e Jugut kërkoi që para ndërtesës të vendosej një tabelë “ndalohet parkimi”, sic ishte bërë para përfaqësive të SHBA dhe Britanisë.
Drejtori i Al Jazzeeras ka rrëfyer në një editorial se si u mor vendimi se cfarë duhej publikuar, duke synuar “një transparencë më të madhe në lëmin e shërbimeve të fshehtë”, për të cilët ka denoncuar një mbikëqyrje të papërshtatshme në dekadën e fundit, që i ka lejuar ata të “veprojnë jashtë ligjeve dhe në disa raste jashtë të drejtës ndërkombëtare”.
“Shpesh herë fshihen prapa një perdeje fshehtësie që nuk është e nevojshme”, shpjegon ai. Dhe
zbulimet që do të botojnë dy mediat e mëdha pritet t’i heqin këto perde. Duke mbrojtur sigurinë e agjentëve në aktivitet, por duke kontribuar njëkohësisht për më shumë qartësi.

Bota.al

Screen Shot 2015-02-23 at 21.23.08 Screen Shot 2015-02-23 at 21.23.12 Screen Shot 2015-02-23 at 21.23.17

Leave a Reply

Back to top button