Teknologji

Ja çfarë do të ndryshojë me iPhone 7

7

Si do të jetë iPhone 7? Kërkesat e përdoruesve janë të shumta, por duket se të paktën një risi është s sigurtë. Dhe klientët e shumtë të Apple, që ishin ankuar për mënyrën si ishte konceptuar modeli pararendës, nuk mund të mos jenë të kënaqur.

Bëhet fjalë për një ndryshim të vogël, por thelbësor. Telekamera që tek iPhone 6 dilte pak mbi pjesëne  pasme të celularit, nga versioni i ardhshëm do të jetë “rrafsh me të”, duke e bërë më të lehtë përdorimin e telefonit dhe duke siguruar më shumë stabilitet.

Trashësia e Iphone tashmë është reduktuar shumë, duke duke parë lëvizjet në treg të kompanisë, është e qartë që teknologjitë e kompanisë izraelite Link kanë ndihmuar për të zvogëluar më tej telefonin. Sidoqoftë, për momentin burimet nuk janë aspak zyrtare. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button