Enciklopedike

Ja cili është kuptimi prapa simboleve të nazistëve

Screen Shot 2016-08-15 at 23.39.47Hitleri dhe nazistët kaluan një pjesë të mirë të kohës së tyre duke u fiksuar pas simbolizmit, si dhe duke shfrytëzuar në mënyrë konstante kuptimin e supozuar të tyre, për qëllime të propagandës. Shumë prej emblemave, motiveve dhe shkrimeve që tani janë pjesë e identitetit të NacionalSocialistëve kanë lidhje historike me kulturat dhe gjuhët tradicionale gjermane, disa prej tyre me origjinë që në shekullin 2. Vepra e shkrimtarit Guido Von List, një prej forcave kryesore shtytëse prapa lëvizjes voelkisch të shekullit 20 – me misionin për të rigjallëruar folklorin gjerman – ndikoi fort në mënyrën se si gjermanët e pagëzuan veten e tyre, nga vitet 1930 e më tej. Sot, grupe moderne neonaziste vazhdojnë që të adhurojnë të njëjtin lloj simbolizmi.

Screen Shot 2016-08-15 at 23.38.37

SVASTIKA (KRYQI I THYER)

Hitleri e transformoi Svastikën – një shenjë e lashtë spirituale në budizëm, hinduizëm dhe të tjera tradita të Azisë Lindore, si dhe në kulturat pagane të Europës së mesjetës – në një copë të urryer gjeometrie, duke e përshkruar atë si një simbol të “identitetit arian”, pasi nazistët e adoptuan zyrtarisht në vitin 1920.

Screen Shot 2016-08-15 at 23.38.42SHQIPONJA MBI SVASTIKA

Për Hitlerin, Reichsadler, që do të thotë “shqiponja e mbretërisë” përfaqësonte unitetin kombëtar, dhe ashtu si shumë simbole të tjera naziste, ishte një nyjë në historinë e Gjermanisë, pasi ishte përdorur nga Perandoria e Dytë Gjermane (1871-1918) dhe Republika e Veimarit (1919-1933).

Screen Shot 2016-08-15 at 23.38.55RRUFETE E SS-ëve

Emblema e SS buron nga alfabetet e lashtë runë, një koleksion shkrimesh që përdorej për të shkruar gjuhë të ndryshme gjermanike, përpara se të futej alfabeti latin. Rrufetë kanë kuptim të dyfishtë, si iniciale për SS dhe si shenja të fitores.

Screen Shot 2016-08-15 at 23.39.00TOTENKOPF

Nuk është habi të zbulojmë që totenkopf, nuk vjen i shoqëruar me gjëra pozitive: kafka dhe kockat e kryqëzuara janë simboli ndërkombëtar për vdekjen. FIllimisht e përdorur nga njësia e truprojave personale të Hitlerit, më vonë ajo u adoptua si një stemë ogurzezë që mbahej prej oficerëve të njësive të SS që ishin ngarkuar të shërbenin në kampet e përqëndrimit.

Screen Shot 2016-08-15 at 23.39.16WOLFSANGEL

Një simbol popullor në familjet europiane të armëve, runa përfaqëson një kurth për ujq. Gjatë mesjetës, mjeti prej metali dhe zinxhiri mendohej të kishte fuqi magjike – që mund të shpjegojë përse shenja, në pamje të ndryshme, u adoptua prej shumë divizioneve naziste.

Screen Shot 2016-08-15 at 23.42.22
LEBENSRUNE

Një tjetër runë e lashtë, që simbolizon jetën. Ajo përdorej nga një degë e SS e njohur si Lebensborn, objektivat e të cilëve përfshinin rritjen e numrit të lindjeve të fëmijëve arianë duke nxitur burrat “e pastër nga pikëpamja racore dhe të shëndetshëm” që të linin shtatzënë gra “me gjak të pastër”, 60% e të cilave ishin të pamartuara.

Screen Shot 2016-08-15 at 23.39.33TODESRUNE

Një version i përmbysur i lebensrune, pra që përfaqëson vdekjen. SS e përdornin në dokumenta zyrtare, si dhe në gurët e varreve në vend të simbolit tradicional të kryqit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button