Teknologji

Ja përse miliarda njerëz nuk duan të lidhen në internet

internetiGoogle, Facebook dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë janë duke investuar në mënyra të ndryshme për të sjellë qasjen në internet në ato pjesë të botës, të cilat janë ende të shkëputura nga rrjeti.

Metodat kreative dhe shumë të kushtueshme për arritjen e këtij qëllimi përfshijnë përdorimin e balonave ajror, satelitët, aeroplanet pa pilot dhe laserët. Me gjithë këto përpjekje të përbashkëta të këtyre kompanive, rreth 4 miliardë njerëz ende nuk kanë qasje në internet.

Ndërsa numri i përdoruesve të internetit në nivel global pritet që së shpejti të kalojë shifrën prej tre miliardë, Internet Society beson se ka ende sfida të rëndësishme që duhet të adresohen në mënyrë që të sigurohet që popullsia e botës është e lidhur me internet. Kostoja e shërbimeve të internetit është, natyrisht, shpesh një faktor i rëndësishëm që i mban njerëzit larg shërbimit.

Komisioni i OKB-së dëshiron që pakoja hyrëse e internetit të mos jetë më e lartë se 5 për qind e të ardhurave mesatare mujore, deri në fund të vitit 2015. Megjithatë, edhe pse shumë vende e kanë arritur këtë objektiv, ka ende mjaft vende në zhvillim që kanë mbetur prapa sa i përket lidhjes me internet.

Por kostoja nuk është i vetmi faktor. Një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë në internet për një arsye shumë të thjeshtë – ata nuk shohin ndonjë nevojë për të qenë të lidhur online, ose nuk kanë interes për të qenë të lidhur me internetin.

Mungesa e përmbajtje relevante në nivel lokal dhe programet kompjuterike mbeten një bllok i madh pengues. Në këtë mes, është edhe problemi i qeverive dhe kufizimet që ato vendosin për internet, për arsye politike, sociale apo fetare. / Telegrafi /

Leave a Reply

Back to top button