Psikologji

Je një prind i vetëm? Këto janë disa mënyra se si të përballesh me stresin prindëror

Të jesh prind është padyshim e vështirë, pasi rritja e një fëmije kërkon përgjegjësi dhe përkushtim. Kjo vështirësi është shumë herë më e vështirë, kur je një prind i vetëm, pasi duhet të mendosh për rritjen e fëmijës, për punën, ekonominë e shtëpisë dhe për të ardhmen e fëmijës tënd. Në kohët e sotme është e vështirë të jetohet vetëm me një rrogë, aq më tepër kur ke një fëmijë. Mbi të gjitha, kur je edhe në punë, normalisht nuk ke mundësi t’i kushtosh gjithë kohën e duhur fëmijës tënd dhe kjo gjë mund të shkaktojëprobleme në rritjen e duhur të tij.

Të gjitha këto situata shkaktojnë atë që njihet si “stresi prindëror”, i përjetuar me stres, depresion, alterime të humorit, rënie të përqendrimit, rënie të produktivitetit dhe nervozizëm. Vetëm kush është prind i vetëm mund ta kuptojë këtë gjendje. Por si mund të tejkalohet? Në këtë artikull do të mund të lexoni disa sugjerime nga ana jonë për të përballuar stresin prindëror.

1. Kupto që ndjenja e fajit do të ekzistojë përherë.
Nuk ka r
ëndësi nëse je çift, apo prind i vetëm, ndenja e fajit për diçka të gabuar që mund të vësh re tek fëmija yt, do të ekzistojë gjithmonë. Ndaj, mos u ndiej në faj, se s’po kalon shumë kohë me të. Je duke u përkushtuar që fëmijës tënd të mos i mungojë gjë dhe të rritet i shëndetshëm. Krijo prioritete, vendos shëndetin tënd mendor të parin dhe merr pjesë në ndonjë aktivitet që të pëlqen. Të nevojitet edhe pak kohë për t’u relaksuar.

2. Lër hapësirë për veten tënde.
Koha e lir
ë për ta kaluar me veten është tepër e rëndësishme. Është e rëndësishme të kalosh sikur edhe vetëm një orë me veten, duke bërë atë çfarë dëshiron të bësh. Në këtë hapësirë kohore, mendo të bësh diçka që të qetëson dhe të pëlqen.

3. Pozitiviteti duhet të jetë pjesë e karakterit tënd.
Nj
ësoj si një antibakterial që largon bakteret nga duart, edhe pozitiviteti duhet të largojë negativitetin dhe mendimet toksike nga jeta jote. Mjaft mendove negativisht për veten, përqendrohu tek familja jote dhe mbaje veten larg ankthit dhe stresit. Qëndro pozitiv.

4. Kërko ndihmë kur nuk ia del dot vetëm.
Sigurisht do t
ë kesh momente kur situatat do të duken të vështira për t’u përballuar, por mendo gjithmonëpër personat që të kanë mbështetur. Kërkoji ndihmë, pasi askush nuk ka si ta dijë kur je në vështirësi. Shprehe çfarë ndjen dhe kur e sheh se sërish nuk ia del dot, kërko ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor.

5. Vendos kufij.
Do t
ë ketë gjithmonë persona pranë teje që do të gjykojnë, sidomos në shoqërinë tonë ku një prind i vetëm shihet çuditshëm. Kanë për të gjykuar për sjelljen, punën, kohën e mangët që kalon me fëmijën tënd, por mos u shqetëso. Mendo vetëm që ti po mundohesh për më të mirën dhe Zoti ka për të ta shpërblyer nëfund çdo sakrificë që po bën.

Back to top button