E keni dëgjuar një milion herë: Në luftën kundër COVID-19, arma jonë më e mirë është larja e duhur e duarve. Po pse funksionon? Sapunët e duarve mund të prishin membranat e jashtme të shumë patogjenëve, gjë që vret bakteret dhe çaktivizon viruset si SARS-CoV-2. Në të njëjtën kohë, sapuni punon për të bllokuar dhe eleminuar patogjenët, së bashku me vajrat dhe mbeturinat e tjera, nga sipërfaqja e lëkurës.
Por efektet e sapunit nuk janë të menjëhershme, për këtë arsye ekspertët rekomandojnë të lani duart për 20 sekonda. Targeti prej 20 sekondash nuk është jashtëzakonisht preçiz, thotë Donald Schaffner, një studiues në Universitetin Rutgers i cili studion mikrobet dhe larjen e duarve. Por pa këtë objektiv, njerëzit zakonisht lajnë duart për periudha shumë më të shkurtër – rreth gjashtë sekonda.
Sa për temperaturën e ujit? Nuk ka rëndësi, në kuptimin e asaj se sa mikroorganizma mbesin. Përdorni çdo temperaturë që ndjeheni mirë. “Nëse temperatura e ujit është e rehatshme, kjo do të thotë se ju do të bëni larje më të mirë, më të kujdesshme,” thotë Schaffner. Po kështu, sasia e sapunit që përdorni nuk duhet të jetë preçize.
Pasi të keni shpëlarë duart, sigurohuni që t’i thani me një peshqir të pastër, i cili mund të largojë më tej patogjenët. Dhe hidratojini rregullisht për të mos dëmtuar lëkurën nga e gjithë ajo larje. / bota.al