Mite e Legjenda

Legjenda / Njerëzit që ndihmuan vdekjen

Popujt që tradicionalisht jetonin në brigjet e Liqenit Kivu në Afrikën Qendrore tregojnë një legjendë, sipas të cilës njerëzimi arriti të dënonte veten duke qenë shumë i dobishëm. Perëndia e kishte krijuar njerëzimin për të qenë i pavdekshëm, por vdekja vinte vërdallë në tokë, duke u përpjekur të fillonte një luftë me njerëzit. Për të ndaluar Vdekjen që të stinte në duar njerëzit, Perëndia e kalonte kohën duke ndjekur Vdekjen përreth dhe duke e mbajtur larg atë.

Perëndia në këtë legjendë nuk është i gjithëpranishëm dhe i duhej të largohej për disa ditë. Vdekja gjeti mundësinë për të vrarë një grua të moshuar. Kur varri i gruas së moshuar filloi të ngrihej, nusja e saj derdhi ujë të nxehtë mbi të, duke deklaruar se ajo duhet të qëndronte e vdekur. Nuk është e qartë nëse kjo ishte një deklaratë metafizike, apo nëse të dy gratë thjesht nuk shkonin mirë.

Perëndia nuk ishte i kënaqur kur mësoi për këtë gjë dhe Vdekja bëri pikërisht atë që cilido do të bënte, nëse do të ndiqej nga një perëndi i zemëruar që ka krijuar botën – i kërkoi një gruaje të moshuar të fshihej nën fundin e saj. I premtoi një shpërblim, dhe ajo ra dakord. Por kur Perëndia i gjeti, Vdekja hyri tinëz në trupin e të moshuarës.

Perëndia ishte i zemëruar me gruan dhe vendosi që, duke qenë se ajo ishte gjithësesi e moshuar, do të ia vlente ta vriste dhe të kapte Vdekjen. Por Vdekja rrëshkiti mes gishtërinjve të perëndisë dhe shpëtoi sërish. Më pas, gjeti një vajzë të re, që e lejoi të hynte në barkun e saj. Kur Perëndia e zbuloi, ngriti duart lart dhe vendosi që ne nuk meritojmë të mbetemi të pavdekshëm, nëse ia bënim gjërat kaq të vështira. Zoti hoqi dorë dhe e lejoi Vdekjen të bënte ç’të donte. Tani Vdekja është e lirë t’i marrë të gjithë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button