Uncategorized

Më shumë se 555,000 vdekje nga koronavirusi

Pandemia ka vrarë 555.036 njerëz në mbarë botën që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar të premten nga AFP në 1100 GMT bazuar në burime zyrtare.

SHBA është vendi më i goditur me 133.229 vdekje. Pasohet nga Brazili me 69.184, Britania me 44.602, Italia me 34.926 dhe Meksika me 33.526 vdekje.

SHBA raportoi të enjten 65,551 raste të reja me koronavirus, një rekord për një periudhë 24-orëshe, sipas Universitetit Johns Hopkins.The Guardian / bota.al

Leave a Reply

Back to top button