Enciklopedike

Minox – E preferuara e të gjithë spiunëve në Luftën e Ftohtë

Screen Shot 2016-07-20 at 09.32.23Aparati fotografik Minox ishte sendi më i domosdoshëm në “kutinë e veglave” të spiunëve gjatë luftës së ftohtë. Origjinalja u prodhua në 1936, por projektimi i saj u zhvillua përgjatë Luftës së Dytë dhe më tej. Agjencitë e zbulimit në lindje dhe në perëndim e përshtatën aparatin fotografik për shkak se ishte i vogël dhe i hollë, dhe lentja e tij e shkëlqyer, ishte ideale për fotografimin e dokumentave. Mikrofilmi ishte gjithashtu shumë më i kollajtë për t’u fshehur, se sa një copë letër. Disa prej spiunëve më të famshëm të Luftës së Ftohtë përdorën aparate Minox. John Ualker Jr, një prej spiunëve amerikanë më të rëndësishëm të BRSS në Amerikë, e përdori për të nxjerrë sekretet e marinës amerikane. Oleg Penkovsky, një kolonel në shërbimin e zbulimit ushtarak të BS, në shërbim të Britanisë, e përdori për të fotografuar dokumenta të raketave bërthamore sovjetike. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button