Teknologji

“Ndarja” nga smartphone dëmton trurin

sf

Smartphone-t dhe aplikacionet që gjenden aty janë në gjendje të krijojnë vartësi dhe ndarja prej tyre çon deri në shpërqendrim, ulje të rendimentit dhe aftësisë se të kuptuarit. Ky është përfundimi i një studimi shkencor.
Një kërkim i Universitetit të Missouri-t në SHBA, tregoi se smartphone-t dhe aplikacionet e ndryshme janë bërë thuajse një vazhdim i vetës tonë dhe rrjedhimisht ndarja prej tyre nuk kalon pa pasoja. Me e pakta janë shenjat e nervozizmit, mungesës se përqendrimit deri në ulje të aftësisë imagjinatave dhe ndjeshmërisë.
Në 8 janar të këtij viti, studimi i mësipërm është botuar edhe në një reviste shkencore dhe aty përshkruhen rezultatet e një eksperimenti ku u përfshinë 40 persona, të cilëve ju dha si ushtrim zgjidhja e disa puzzleve përpara një kompjuteri në një laborator të studimeve psikologjike. Në fillim ata u lejuan që t’i zgjidhin puzzlet duke pasur në xhep edhe smartphonet dhe ne eksperimentin e tyre, me argumentin se bluetooth-i i tyre interferonte me kompjuterët, ju kërkua që ato t’i linin në shtëpi.
Gjatë testit, atyre u matej njëkohësisht si presioni, ashtu edhe ritmi kardiak. U vu re se në rastin kur ato ndodheshin nga smartphonet, tek “kavjet njerëzore”, u shfaqen më të rritura simptomat e ankthit, presioni i gjakut dhe ritmi kardiak. Veç këtyre, tek ata u vu re edhe një rënie e theksuar e aftësisë për të zgjidhur puzzlet.
Sipas Russel Clayton, një prej kërkuesve, “të larguarit prej smartphoneve, është në gjendje të çojë deri në humbje te vet përqendrimit si dhe një gjendje rënieje psikologjike”.
Studimi tregoi edhe një here se sa jemi të varur prej teknologjisë dhe se ndarja prej instrumenteve të saj mund minoje përqendrimin dhe rendimentin tonë gjatë leksioneve, konferencave të ndryshme, mbledhjeve apo edhe provimeve.

Leave a Reply

Back to top button