Teknologji

Nexus 8, risia e fundit e Google

nexusNdërsa konferenca vjetore e Google, I/O është vetëm disa javë larg, zërat për tabletin e ri të Google, Nexus 8 janë shtuar. Në fakt, pamjet e para të tabletit të linjës Nexus kanë rrjedhur në internet, dhe burimi i këtij lajmi thotë se ky është modeli i vërtetë i cili do të paraqitet në treg. Sipas faqes kineze MyDrivers thuhet se siç është edhe emri, tableti i Google do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 8 inç. Përveç pamjeve të tabletit prototip, faqja kineze ka listuar edhe disa nga specifikat e Nexus 8, për të cilin thotë se do të sjell procesorin 64-bit të Qualcomm, 3GB RAM dhe versionin më të ri të Android, 4.5. Detajet tjera të tabletit Nexus 8 tablet pritet të prezantohen në Google I/O më 25 qershor. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button