Psikologji

Disa gjëra që njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë

Të përsërisin të njëjtin gabim

Nuk është se njerëzit e lumtur kurrë nuk gabojnë, por kur ata bëjnë një gabim, mësojnë nga ai dhe vazhdojnë përpara, thotë Amy Benton, punonjëse sociale, botuese e Life Thrive Coaching. Shumë prej nesh kapen pas zakoneve të këqija, edhe pse na dëmtojnë në afat të gjatë. “Heqja doë nga zakonet e kaluara është një përpjekje e domosdoshme, nëse dëshiron të bësh një jetë në rritje dhe plot gëzim në jetën tënde”, thotë ajo.

Kanë kaq shumë frikë mos bien, saqë nuk hidhen asnjëherë

Perfeksionizmi dhe frika nga dështimi shkojnë krah për krah… për njerëzit e mjerë. Njerëzit e lumtur mund të ndjejnë frikë nga një gjë e re, apo ndërmarrja e një risku, por ata e kuptojnë se duhet të shkojnë përtej frikës, nëse duan të kenë sukses, thotë Benton. Njerëzit e palumtur fshihen prapa frikës së trye nga dështimi dhe më pas ndjehen se kanë patur të drejtë, kur nuk i arrijnë objektivat.

Bëjnë viktimën

Dikush ju ka bërë keq? Ndoshta na ndodh të gjithëve, por kur vjen puna tek lumturia, nuk është kjo çështja. Njerëzit e lumtur nuk fajësojnë të tjerët, ata marrin përgjegjësi për veten. Që të jesh njeri i lumtur duhet të ndërrosh mendësinë e viktimës me një mendësi krijuese, sepse njerëzit krijues kanë zgjedhje dhe fuqi – viktimat jo.

Injorojnë ëndrrat

Njerëzit e lumtur u kushtojnë vëmendje ëndrrave të tyre në jetë dhe marrin kohë për të shkruajtur objektivat e tyre. Endrrat mund të përdoren si udhërrëfyer në jetë për të gjetur lumturinë. Bëji vetes një pyetje para se të flesh dhe bëja sërish kur zgjohesh. Do të habitesh se sa mirë e di e pandërgjegjshmja jote, se si të jesh i lumtur. Endrrat të bëjnë edhe të ndihesh nostalgjik, një tjetër çelës për lumturinë.

Harrojnë bekimet e tyre

Gjëja e parë që duhet të bëjmë në mëngjes është që të përmendim tre gjëra për të cilat jemi krenarë. Një prej gjërave më të mira që mund të bësh për t’u ndjerë menjëherë më e lumtur, është që të harrosh dëshirën për të patur atë që do dhe të fokusohesh për të dashur atë që ke. Ky është sekreti për një jetë të lumtur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button