Motivuese

Njerëzit e lumtur “nuk të çajnë kokën”

E zakonshme në rrjetet sociale, kjo frazë na bën të reflektojmë mbi të vërtetat që shpreh. Rrjeti na shfaq vazhdimisht kritika të mundshme, mbi atë që jemi dihe çfarë mendojmë. Me kalimin e jetës dhe të përvojave, e shohim veten në një nivel pjekurie, që s’e kemi arritur kurrë më parë. Bëhet e kollajtë “të shohësh brenda”, dhe të shohësh veten në personat e ndryshëm që njohim: në sjelljet dhe opinionet e tua.

Çdo moshë dhe pjekuri lejon një sjellje të caktuar në marrëdhënie të caktuara. Duhet shumë kohë për të parë veten në mënyrë transparente dhe të shohësh vërtetë veten tënde. SHumicën e rasteve kjo nuk ndodh në të tashmen. Me kalimin e viteve ne shohim çfarë ka ndodhur dhe çfarë është bërë, dhe në fund shohim atë që kemi qenë dhe atë që kemi bërë, me qartësi. 

Lumturia kur vjen, vjen me plotësi, qetësi. Lumturia sjell dashuri për të tjerët, pavarësisht se cilët janë. Lumturia na lejon të shohim diçka të gabuar, e megjithatë të përgjigjemi me bujari dhe mirësjellje. Kjo ndodh rrallë kur jemi të lënduar së brendshmi dhe ende të papjekur. Edhe nëse jam në një ditë të keqe apo në një fazë negative, nëse kam lumturinë për faktin që jam ai që jam, dhe zgjimin e ndërgjegjes, nuk besoj se jam jodelikat me dikë, për të zgjidhur ditën apo fazën time të vështirë.

Nëse shoh dikë që kalon rrugën me semafor të kuq, apo një makinë që ndalet mbi trotuar, mund ta tërheq vëmendjen tënde, pa qenë agresiv. OSe thjesht do ta injoroj, me vetëdijen se ai person thjesht është në një nivel maturie të ndryshëm nga imi. Ajo që dua të them është se lumturia dhe pjekuria na lejojnë të jetojmë pa lodhjen prej gjërave dhe dallimeve të vogla.

Nëse ke paqen brenda vetes, një mendim i ndryshëm nga yti është pikërisht kështu: një mendim i ndryshëm, të cilin duhet ta pranosh. Të lumturit e vërtetë kritikojnë, po, por në një mënyrë miqësore, të sjellshme dhe efikase. Ka një dallim të madh mes të mos paturit të njëjtin mendim dhe të mos qënit dakord me diçka. Por mirësjellja në shprehjen apo injorimin e faktit ndryshon tërësisht nga të shndërruarit në një agresor, për shkak të asaj që na shqetëson.

Leave a Reply

Back to top button