Mistere

Njerëzit që formësuan teorinë konspirative mbi Iluminatin: Elis Bailej

screen-shot-2016-10-29-at-19-30-05

Ndërsa Elis Bailej nuk e përmendi kurrë Iluminatin në ndonjë nga shkrimet e veta, kontributi i saj në lëvizjen Epoka e Re, është një nga ato më me ndikim tek mitologjia moderne mbi Iluminati’n. Edhe pse fillimisht një teosofiste, ripunimi i materialeve të tilla rezultoi në një botëkuptim të dallueshëm nga ai i Helena Blavackit, që do të siguronte strukturën për shumë nga kultet moderne të Epokës së Re.

Brenda komunitetit të teoricienëve të konspiracionit, Bailej është një figurë polarizuese. Shumica e atyre që janë pjesë e misticizmit të Epokës së Re e admirojnë, ndërsa fondamentalistët e krishterë e konsiderojnë shpesh si figurë satanike dhe subversive, e prirur në nxitjen e Rendit të Ri Botëror. Shumë aspekte të mësimeve të Bailejit, janë keqinterpretuar apo ekzagjeruar nga kritikët e saj, dhe ngjan të ketë një keqinformim të madh mbi materialet që gjenden rreth saj sot në internet.

Pjesa më e madhe e diskursit në rrjet ka të bëjë më të “Planin e saj 10 pikësh” , që thuhet se është zbatuar nga Iluminati ose OKB-ja, dhe lexohet si një karikaturë e dëshirës së supozuar ultra-liberale për të shkatërruar traditën perëndimore. Në realitet, nuk ekziston absolutisht asnjë tregues se ajo ka hartuar ndonjëherë një plan të tillë.

Ndërsa shumica e pretendimeve të atribuara Bailejit është sigurisht e pabazuar, kjo s’do të thotë se ajo nuk është e denjë për kritika. Ajo qe shumë kritike ndaj popullit hebre, dhe përhapi mitin e superioritetit arian. Për pasojë, Bailej referohet shpesh si nga shkrimtaret bashkëkohorë të Epokës së Re, që u atashuan një forme më të hapur të anti-semitizmit. Në këtë pikë, të paktën mësimet e saj nuk janë shumë larg prej cilitdo nga kritikët e saj. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button