Teknologji

NSA kishte dijeni për virusin “Heartbleed”, por e shfrytëzoi për dy vjet

heartbleedSapo Heartbleed – një cen i rëndë dhe shumë i përhapur që për dy vite ka dëmtuar sigurinë e internetit – u zbulua këtë javë, menjëherë sytë skeptikë dhe spekulues të njerëzve u drejtuan nga NSA. Në disa cepa të komunitetit të kriptografisë u ngrit madje pyetja, se mos ai ishte hedhur në qarkullim qëllimisht prej agjencive të spiunazhit në kodin OpenSSL për qëllime të survejimit masiv. Nuk ishin fjalë në erë. NSA vërtetë mund mos ta ketë shkaktuar problemin kritik (që mendohet se ka lindur nga gabimi njerëzor me kriptografi të komplikuar), por ata me siguri e dinin dhe e shfrytëzonin. Sipas Bloomberg, NSA “kishte dijeni prej të paktën dy vitesh për një cen në mënyrën se si shumë faqe interneti dërgojnë informacione të ndjeshëm, që tani ka emrin Heartbleed, dhe e ka përdorur rregullisht informacione kritike”.

Eshtë e trishtë, por nuk është surprizë që një agjenci spiunazhi të përdorë me dëshirë një të metë në vetë infrastrukturën e sigurisë së internetit, pa i ofruar informacion publikut. Informacionet e Eduard Snouden kanë zbuluar tashmë se NSA, duke punuar me ekspertë të teknologjisë, ka dobësuar sigurinë e enkriptimit standart në internet për qëllime të survejimit në masë. Tani e dimë të gjithë që interneti nuk është më i sigurtë për komunikimin e lirë dhe që ëndrrat kibernetike janë shndërruar në makthe. Kur flitet për privatësi dhe informacion, nuk ka më simetri të pushtetit.

Leave a Reply

Back to top button