Uncategorized

Për fat të keq, jo gjithmonë dy njerëz që duhen, përfundojnë bashkë…

Nëse je me fat, ke për ta njohur dashurinë e jetës tënde….
Disa njerëz kanë rëndësi për ne, sepse ne rritemi duke qenë të lidhur shpirtërisht me ta; sepse ne shpenzojmë vite për t’i njohur. I shohim në momentet e tyre më të forta dhe në ato më të dobëta, duke kuptuar tërësinë e karakterit të tyre.

Disa të tjerë kanë rëndësi për ne, sepse janë thuajse njësoj si ne. Energjia e tyre kombinohet me tonën duke krijuar një reagim elektrik që nuk mund të kthehet mbrapsht. Për një çast të vetëm, këta persona mund të bëhen më të afërt për ne, se sa ata që i njohim prej një jete të tërë.

Dashuritë e jetës sonë nuk ndjekin rregullat e zakonshme. Ata janë të aftë të na duan në një vit, më shumë se sa mund të na duan disa në pesë vite së bashku. Në një ditë, ata mund të na mësojnë më shumë nga sa mund të na kenë mësuar të tjerët përgjatë gjithë jetës. Dhe për fat të keq, ne jo gjithmonë e kalojmë gjithë jetën tonë me ta. Disa herë shpirti yt binjak nuk do të jetë personi, me të cilin do të ndash jetën tënde. Ai mund të dojë një shtëpi të madhe me fëmijë, ndërkohë që di dëshiron një karrierë të suksesshme në qytetin ku jeton. Ai mund të dëshirojë aventura gjithë jetën, ndërkohë që ndërsa vitet kalojnë, ti kërkon gjithmonë e më tepër qetësi dhe paqe shpirtërore.

Gjëja më e mirë që mund të bëhet në raste të tilla, është ta lësh personin tjetër të shkojë, pavarësisht se sa mund ta duash atë. Ndaj, nëse ti je ndër personat me fat që e kanë takuar dashurinë e jetës së tyre, mos e konsidero të pavlerë atë marrëdhënie për faktin se përfundoi. Jo gjithmonë do të përfundojmë me shpirtin tonë binjak dhe jo gjithmonë duhet të përfundojmë me ta. Ne duhet të ndihemi me fat që e kemi njohur dashurinë e vërtetë, sepse shumë njerëz jetojnë gjithë jetën në kërkim të saj dhe nuk e përjetojnë atë asnjëherë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button