Keshilla

7 premtimet që duhet t’ia bësh vetes tënde, dhe t’i mbash!

  1. Do ta dëgjoj më shpesh trupin tim dhe do të kujdesem çdo herë që do të ndihem në stres. Trupi na dërgon përherë sinjale, kur ne ndiejmë dhimbje apo stres. Qëllimi i tij është të kuptojmë se trupi ynë ka nevojë për të pushuar, ndaj duhet ta ndihmojmë atë të pushojë. Kur ndihemi në stres, apo ndiejmë dhimbje, është mirë të qetësohemi për të paktën 20 minuta, apo të meditojmë gjatë kësaj kohe.
  2. Do të buzëqesh çdo ditë. Buzëqeshja na ndihmon në humorin tonë, duke na bërë të ndihemi mirë. Studimet kanë treguar se edhe të dhurojmë buzëqeshje të shtirura, në fund do të ndihemi mirë, pasi mund të marrim mbrapsht buzëqeshje të sinqerta, të cilat do të na bëjnë të reflektojmë dhe do të na ndihmojnë me humorin tonë.
  3. Do të jetoj një jetë me mendime pozitive. Janë mendimet pozitive ato që na ndihmojnë të jetojmë një jetë pozitive. Ne tërheqim gjërat, për të cilat mendojmë më tepër. Nëse mendojmë për gjëra pozitive, më shumë pozitivitet do të shtohet në jetën tonë.
  4. Do ta lë të shkuarën pas krahëve, por përherë do të marr me vete një mësim prej saj. Kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë në të shkuarën, por që do ta përdorim atë për çdo mësim që na ka dhënë. Çdo mësim do të na shërbejë në një moment apo në një tjetër në jetë dhe bëjmë mirë t’i kthehemi atyre situatave për të kujtuar çfarë kemi përjetuar.
  5. Do të jetoj jetën që dua të jetoj. Ne shpesh nuk i bëjmë gjërat që duam në jetë, sepse e kufizojmë veten tonë për arsye të ndryshme. Shpesh arsyeja është ajo e mendimit të të tjerëve, duke mos e kuptuar se në jetë mendimi ynë për veten është kryesori, ndërsa ai i të tjerëve vjen në plan të dytë.
  6. Çdo njeri hyn në jetën tonë për një qëllim. Edhe kur dikush largohet nga jeta jonë, kjo nuk do të thotë se nuk ishim ne të mjaftueshëm për të, por nuk ishte ai/ajo që të kuptonte vlerat që ne kemi si persona. Ndaj, bën mirë mos ta mërzitësh veten me mendime të tilla që do ta rrëzojnë akoma më tepër humorin tënd.
  7. Do ta pranoj çdo ndryshim, nëse do të më shërbejë në fund për mirë. Në shumë raste lind nevoja të ndryshojmë për t’iu përshtatur diçkaje. Është mirë të kuptojmë se çdo ndryshim për vetëpërmirësimin tonë, është në të mirën tonë dhe na shërben neve, jo të tjerëve, ndaj nuk duhet t’i shohim ndryshimet si diçka e keqe, por si diçka e nevojshme për progresin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close