Menjëherë pas samitit të Berlinit, ka reaguar edhe presidenti rus Vladimit Putin. Në një intervistë për televizionin rus Channel One, Putin ka bërë thirrje për bisedime, mbi çështjen e shtetësisë së Ukrainës lindore. Sipas tij, është e nevojshme për të diskutuar mbi këtë temë. në mënyrë që të sigurohet se interesat e popullatës lokale “nuk janë të mohuara plotësisht”. Presidenti rus, nuk trembet nga kërcënimet me sanksione të mëtejshme të BE-së, duke akuzuar BE-në për “mbështetjen e një grusht shteti” në Ukrainë! Duke folur për televizionin rus, Putin tha se është “ e pamundur të parashikohet” fundi i krizës, pasi vendi së shpejti do të jetë në periudhën e fushatës zgjedhore parlamentare. Por se ne do të shpresojme për më të mirën.
Less than a minute