Teknologji

Samsung Galaxy Alpha, debutimi më 26 shtator

alphaSamsung ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit, Samsung Galaxy Alpha do të debutojë në Kanada më 26 shtator, ndërsa i njëjti do të ofrohet përmes operatorëve mobil Bell Mobility dhe Virgin Mobile. Bell do ta shesë Samsung Galaxy Alpha për 145.95 dollarë kanadez, me kontratë dy vjeçare, ndërsa pa kontratë, çmimi i telefonit të Samsung është 699.95 dollarë. Samsung Galaxy Alpha sjell procesorin octa core Samsung Exynos 5430 me quad core në 1.8GHz. Karakteristikat tjera të pajisjes përfshijnë edhe ekranin me 4.7 inç në high definition Super AMOLED me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, plus 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Galaxy Alpha ofron edhe dy kamera të fuqishme, njërën me 2MP dhe tjetrën me 12MP, si dhe baterinë me 1,860 mAh, rrjetet WiFi, Bluetooth 4.0, NFC dhe Android 4.4 KitKat. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button