Teknologji

Samsung mbetet Nr.1

Samsung dhe Apple mbeten dy kompanitë më të mëdha të tregut të smartphone edhe për tre mujorin e dytë të 2014-s. Kompania e Koresë së Jugut dhe ajo amerikanë kanë plotësuar 37.1%  të kërkesës së tregut, ku Samsung ka shitur 74.3 milionë telefona dhe Apple 35.1. Kompanitë e tjera që vijnë pas tyre sa u takon shitjeve për këtë periudhë janë Huawei, Lenovo dhe LG. Sa i takon shitjeve në Kinë, prodhuesi Xiaomi ka parakaluar Samsung-un duke u bërë kompania e parë me 14% të tregut ndërsa Samsung ka 12%. Për vitin 2013 janë porositur në total 725.3 milionë telefona, ku Samsung ka dërguar 313.9 milionë kurse Apple 153.4 milionë dhe Huawei 48.8 milionë. Ndërsa sa u takon të dhënave për vitin 2014, deri tani porositë e telefonave janë rritur me 23% krahasuar me një vit më parë. Deri në vitin 2018 përllogaritet që shitjet të dyfishohen me rritej e tregut në Indi, Rusi dhe vende të tjera në zhvillim. Interesant është fakti që fakti se 68% e të rriturve në SHBA kanë akses në internet nëpërmjet celularit. /shekulli online/

Leave a Reply

Back to top button