Uncategorized

Shenjat e horoskopit që vuajnë më tepër pas një ndarjeje

Të gjithë ne vuajmë nga përfundimi i një lidhjeje, por gjithsesi ka disa persona që ndarjen e vuajnë më tepër dhe kërkojnë më tepër kohë për ta marrë veten nga dhimbja. Më poshtë do të lexoni se cilat shenja të horoskopit kalojnë kohë më të vështira për ta harruar ishin/en e tyre.

Binjakët

Personat e kësaj shenje dashurohen shumë lehtë dhe shpesh i ngatërrojnë ndjenjat e tyre. Pëlqejnë të rrezikojnë për dashurinë dhe përfundojnë gjithmonë duke u përfshirë shumë në ndjenja, ndaj edhe e kanë tepër të vështirë ta harrojnë personin që kanë pasur përkrah më parë.

Luani

Janë njerëz shumë pasionantë, ndaj dhe e kanë të vështirë ta harrojnë një ish partner apo një ish partnere të tyre. Jetojnë me kujtimet e së shkuarës dhe shpesh kjo gjë i pendon të vazhdojnë jetën përpara. Në çdo gjë që bëjnë, do të rikthehen me kujtime në të shkuarën dhe do të ndihen keq, ndaj e kanë të vështirë ta kalojnë me lehtësi një ndarje, sepse jetojnë me mendje në të shkuarën.  

Peshqit

Një ndër shenjat më romantike të horoskopit. Personat e shenjës së Peshqve pëlqejnë të mbajnë kujtimet më të bukura me çdo partner apo partnere që kanë pasur në jetë. Është shenjë tepër ëndërrimtare dhe optimiste. Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse  shpesh kjo shenjë shpreson në një rikthim të mundshëm me personin më parë, duke mos e kaluar lehtë një ndarje.

Leave a Reply

Back to top button