Covid19

Shkon mbi 27 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Francë

Franca raportoi një rënie të vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në krahasim me ditët e kaluara, teksa numri i përgjithshëm i viktimave kaloi 27,000.

Vdekjet e reja sollën numrin e përgjithshëm në spitale dhe shtëpi të moshuarish në 27.074, tha ministria e shëndetësisë.

Numri i personave të shtruar në spital ra përsëri në 21.071 nga 21.595 të martën, duke vazhduar një prirje rënëse të pandërprerë tani që hyn në javën e saj të pestë, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Në ditën e tretë pas përfundimit të një bllokimi 55-ditor, numri i personave në kujdesin intensiv gjithashtu vazhdoi një rënie të ngjashme dhe ra me 114 ose 4.7% në 2,428. Rastet e konfirmuara u rritën 0.4% në 140,374./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button