Enciklopedike

Si është paraqitur Lufta e Trëndafilave në kulturën popullore?

Screen Shot 2016-06-10 at 15.34.48Një nga burimet tona kryesore të informacionit në kulturën popullore për Luftën e Trëndafilave është trilogjia “Henri VI” e Uilliam Shekspirit, e cila liston makinacionet politike, luftën dhe xhelozitë që shqyen sistemin politik anglez në mesin e shekullit XV-të. Në fakt, emri aktual për serinë e betejave – Lufta e Trëndafilave – buron nga Akti 2 Skena 4 e veprës, ku princave grindavecë u kërkohet të dëshmojnë besnikërinë e tyre si ndaj Riçardit Dukës së Jorkut apo edhe Dukës rival të Somersetit, duke zgjedhur një trëndafil të kuq ose të bardhë nga një kopsht.

Kjo skenë, pavarësisht saktësisë së saj të dyshimtë historike – historianët mendojnë se ajo nuk ka ndodhur kurrë – më vonë u përdor nga Sër Uollter Skoti, që e popullarizoi më tej, përmes veprës së tij “Ana e Gajërshteinit”. Prej atëherë termi “Luftërat e Trëndafilave”, ka vazhduar të përdoret për të përshkruar konfliktin. Deri në atë moment, konfliktit i referoheshin thjesht si “luftë civile”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button