Teknologji

Si të kemi një “password” (fjalëkalim) të sigurtë

passwordDisa dite me pare nje ngjarje e rende tronditi boten ku u vodhen me shume 1.4 miliarde emra perdoruesish dhe fjalekalime. E vetmja gje qe mund te bejme eshte qe te vendosim fjalekalime te sigurta dhe te veshtira per t’u vjedhur.
Me poshte jane disa hapa qe duhet te ndiqni per fjalekalime te sigurta:
1. Vendosni nje fjalekalim te gjate, numri minimal eshte 8, po 14 ose 25 germa jane akome dhe me mire.
2. Perdorni kombinime shkronjash te medha apo te vogla, shkronjash dhe numrash, simbole si pikepyetje, pikecuditese. Disa faqe nuk lejojne qe t’i perdorni te gjitha keto, por me mire te zgjedhim nje shumellojshmeri karakteresh. Per shembull “PaSswOrD!12” eshte me mire se “Password12”.
3. Mos perdorni fjale qe ndodhen ne fjalor edhe nese i shtoni numra apo simbole. Ka disa programe qe mund te vjedhin fjalekalimin duke u bazuar ne fjalet qe gjenden ne fjalor. Mire eshte qe ne mes te fjaleve te shtoni numra si per shembull “passw1234ord5678”  se sa “password12345678”. Mundesi tjeter eshte qe te mendosh nje fjali dhe te vendosesh shkronjat e para te cdo fjale. Si per shembull “Me pelqen e kuqja me shume se e bardha” dhe fjalekalimi eshte “mpekmshseb”.
4. Nuk duhet te perdorni emrin tuaj apo te kompanise suaj, vendin ku jetoni, te afermve tuaj. Mos perdorni fjale qe gjenden shume lehte, apo fjale te pergjithshme. Nuk duhet te perdoni numrin e telefonit apo diten e lindjes. Por nje kombinim i tyre do krijonte nje fjalekalim me kompleks.
5. Perdorni shkronjat ne vend te karaktereve. Psh 0 ne vend te o apo $ ne vend te s.
6. Disa faqe si Gmail ju mundesojne te perdorni dy fjalekalime kur ju kyceni nga nje rrjet apo kompjuter qe nuk jeni kycur me pare. Po ashtu kur ju futeni nga nje paisje e panjohur    nje kod prej 6-shifrash do t’ju vije ne telefonin tuaj ku ju mund te kyceni ne llogarine tuaj.
7. Asnjehere mos riperdorni fjalekalime te llogarive tuaja te vjetra. Nese dikush ju vjedh nje llogari do e kete me te lehte t’ju vjedhe  dhe nje tjeter.

Leave a Reply

Back to top button