Uncategorized

Si të kuptoni nëse jeni më të zgjuar se mesatarja? Shkenca tregon 7 shenja të pazakonta

1. Ju jeni fëmija i parë në familje.

Një studim i 250,000 norvegjezëve i botuar në revistën Science zbuloi se fëmija më i madh kishte një IQ mesatare prej 2.3 pikësh më të lartë se sa vëllezërit e motrat më të vegjël. Arsyeja është mjedisi i duhur dhe dinamika familjare, jo gjenetika. I parëlinduri merr përfitimet e vëmendjes së plotë prindërore. Kur vjen fëmija i dytë, fëmija më i madh bëhet një tutor i vëllezërve të tjerë, gjë e cila ka kërkesa të larta konjitive dhe rrit inteligjencën për disa të parëlindur.

2. Ju jeni sallaksë

Nju Jorker shkruante në vitin 2013 se sallaksët kanë aftësi më të shpejta dhe më të sakta hapësinore, fleksibilitet mendor dhe memorie pune më të zgjeruara. Ata janë gjithashtu “mendimtarë të ndryshëm” – një lloj specifik i krijimtarisë që i jep sallaksëve aftësinë për të gjeneruar ide të reja.

3. Ju luani një instrument.

Ka prova se muzikantët e kanë trurin strukturalisht dhe funksionalisht të ndryshëm në krahasim me jo-muzikantët. Studimi sugjeron se “fushat e trurit që përdoren për të përpunuar muzikën janë më të mëdha ose më aktive tek muzikantët, madje vetëm fillimi i të mësuarit të një instrumenti muzikor mund të ndryshojë neurofiziologjinë e trurit, si dhe detyra të tilla si kujtesa apo aftësitë gjuhësore”.

4. Ju shkoni në shtrat vonë.

Një studim në Universitetin e Madridit thotë se “bufat e natës” kanë një IQ më të lartë se ata që shkojnë të bien shpejt në shtrat. Ata gjithashtu fitojnë më shumë dhe bëjnë jetë më të rehatshme.

5. Jeni ushqyer me gji.

Një studim i gjatë në Brazil që ndoqi 6000 njerëz, që nga lindja deri në moshën 30 vjeç, zbuloi se bebet që ushqehen me gji arritën më shumë sukses dhe patën të ardhura më të mira. Në një test, bebet e ushqyer me qumështin e nënës dolën gjithashtu më mirë në testet e inteligjencës kur ishin të rritur.

6. Ju jeni një person kurioz.

Harvard Business Revieë raporton se njerëzit me një “koeficient kurioziteti” (CQ) më të lartë janë më shumë kureshtarë dhe gjenerojnë ide më origjinale, dhe ky “stil i të menduarit” çon në nivele më të larta të përvetësimit të njohurive me kalimin e kohës. Kjo mund të shpjegojë pse Albert Einstein ka thënë: “Nuk kam talent të veçantë. Unë jam vetëm kurioz me pasion”.

7. I vlerësoni shakatë “e sëmura”

Nëse qeshni me shaka të sëmura dhe fatkeqësi të të tjerëve, shanset janë që ju të keni inteligjencë të lartë. Në një studim të raportuar nga blogu BPS Digest, grupi me vlerësimin më të lartë të humorit të sëmurë shënoi më shumë pikë në testet verbale dhe jo verbale të IQ, u arsimuan më mirë dhe morën më pak pikë sa i përket agresivitetit dhe humorit të keq. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button