Horizonti.al

Sikur Toka, krejt papritur, të ndalte rrotullimin?

Screen Shot 2016-06-05 at 10.32.07Një person që rri pa lëvizur në ekuator, në të vërtetë lëviz me një shpejtësi 1600 km/orë, për shkak të rrotullimit të Tokës. Teksa i afrohesh poleve, shpejtësia bie, deri sa më në fund arrin zeron. Por njerëzit në Amsterdam, për shembull, vazhdojnë të vijnë vërdallë me një shpejtësi ultrasonike. Nëse Toka krejt papritur do të ndalte rrotullimin, këta njerëz – ashtu sikurse dhe ndërtesat e oqeanet – do të vazhdonin të lëviznin në drejtim të lindjes. Edhe nëse gjithçka tjetër, në një farë mënyre do t’ia dilte të ndalej, ajri në atmosferë do të vazhdonte të rrotullohej dhe në fund do të transformohej në stuhinë më të fortë që është matur ndonjëherë. Si rezultat i fërkimit, ajro do të nxehej në një masë të tillë, sa që do të krijohej një mur zjarri. Dhe pasi Toka më në fund do të ndalej krejt, do të kishte vetëm një lindje dielli në vit: gjashtë muaj me ditë tmerrësisht të nxehta, të pasuara nga gjashtë muaj me netë të ftohta akull – edhe në ekuator./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button