Teknologji

Tableti super i hollë nga Samsung vjen me 3 shtator

Screen Shot 2015-08-27 at 9.56.54 AM

Në dispozicion në variantet me ekranin prej 8-inç ose 9.7-inç, tabletët e rinj të Samsung do të jenë modelet më të holla dhe më të lehta deri më sot. Samsung tani është duke pranuar para-porositë për tabletin e saj Galaxy Tab S2.

Të gjithë ata që janë të interesuar në një tablet super të hollë dhe të lehtë mund ta para-porositin atë tani në Samsung.com, Amazon.com, dhe Best Buy; ndërsa pajisja do të jetë në dispozicion në dyqanet e kompanisë që nga data 3 shtator, shkruan Telegrai.com.

Galaxy Tab S2 vjen në në një shumëllojshmëri konfigurimesh. Për ata që vetëm kanë nevojë për një tablet dhe lidhje Wi-Fi, versioni me 9.7-inç, dhe 32GB mund të blihet për një çmim prej 499,99 dollarësh, ndërsa modeli më i vogël me ekranin 8-inç është 100 dollarë më lirë. Tableti vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë, dhe ari.

Leave a Reply

Back to top button