Teknologji

TEKNOLOGJI / “iPhone 6”. I rrumbullakosur dhe super i lehtë. Ja fotografitë

iPhone 6 pritet që të prezantohet nga Apple gjatë muajve të ardhshëm, ndoshta në shtator. Ndërkohë, në internet janë shumëfishuar thashethemet, por edhe rrjedhjet e informacionit dhe të fotografive, që sfidojnë kështu përpjekjet e mëdha për fshehtësi të kompanisë së madhe të Cupertinos. Që në kohën kur Steve Jobs ishte ende gjallë, “Apple” e shndërroi në traditë ruajtjen e sekretit për produktet më të rinj. Një strategji shumë efikase kjo, pasi rriste në maksimum kërshërinë e përdoruesve, besnikë apo jo të kompanisë. Dëshmia për këtë janë radhët gjigande nëpër dyqanet Apple sa herë që pritet produkti i radhës. Sidoqoftë, një strategji që ka ardhur duke u zbehur… Përndryshe, nuk do të mundeshim të gjenim fotografitë e mëposhtme të “iPhone 6”-ës së shumëpritur nga të gjithë.

iphone63

iphone 64

iphone 62

iphone 61

 

Leave a Reply

Back to top button