Thenie

Thënie mbi problemet e jetës, për t’u lexuar kur ndjeheni në vështirësi

Momente. Ekzistenca jonë përbëhet vetëm nga momente. Dhe njëri pas tjetrit, ata ndjekin ritmin e frymëmarrjes sonë. Të bukur, të gëzueshme, emocionuese, por edhe të dhimbshme. Ka shumë stuhi me të cilat përballemi gjatë rrugës. Dhe prandaj thëniet për problemet e jetës, mund të përfaqësojnë një ndihmë të çmuar për të gjithë ne.

Shkrimtarë, poetë, filozofë, të ofruar në një përpjekje për të na inkurajuar, ngushëlluar, mbështetur, iluminuar. Me djeshmërinë e tyre, me përvojën e tyre. Thënie të ndjera, të jetuara, të cilat na ftojnë të mos dorëzohemi, të luftojmë dhe të këmbëngulim. Për të kaluar ato momente të vështira që na largojnë nga qetësia.

Jeta është si një lavjerrës që lëkundet pandërprerë midis mërzisë dhe dhimbjes.

(Arthur Schopenhauer)

Vështirësitë forcojnë mendjen, ashtu si lodhja forcon trupin.

(Lucio Anneo Seneca)

Mënyra më e mirë për të kapërcyer vështirësitë është t’i sulmosh ato me një buzëqeshje të bukur.

(Robert Baden-Powell)

Jeta është një mister që duhet jetuar, jo një problem që duhet zgjidhur.

(Mahatma Gandhi)

Janë vështirësitë ato që pjellin mrekullitë.

(William F. Sharpe)

Ekzistojnë dy rregulla në jetë: 1. Asnjëherë mos u dorëzo; 2. Asnjëherë mos harro rregullin # 1.

(Duke Ellington)

Ata që duan të shohin ylberin duhet të mësojnë ta duan shiun.

(Paulo Coelho)

Qëndroni larg njerëzve negativë. Ata kanë një problem për çdo zgjidhje.

(Albert Einstein)

Çdo dështim është thjesht një mundësi për të filluar nga e para, në një mënyrë më të zgjuar.

(Henry Ford)

Sado e vështirë të duket jeta, gjithmonë ka diçka që mund të bëhet për të qenë e suksesshme.

(Stephen Hawking)

Gjithmonë kërkoni mënyra për ta kthyer një problem në një mundësi suksesi. Gjithmonë kërkoni mënyra për të kultivuar ëndrrat tuaja.

(Lao Tzu)

Përballuni me pengesat dhe bëni diçka për t’i kapërcyer ato. Do të zbuloni se nuk kanë as gjysmën e forcës që mendonit se kishin.

(Norman Vincent Peale)

Asgjë nuk është vërtet e vështirë nëse e ndani në copa të vogla.

(Henry Ford)

Një problem është mundësia juaj për të bërë më të mirën.

(Duke Ellington)

Në mes të vështirësive, lindin mundësitë.

(Albert Einstein)

Vështirësitë shpesh i përgatisin njerëzit e zakonshëm për një fat të jashtëzakonshëm.

(C.S. Lewis)

Edhe nata më e errët do të marrë fund dhe dielli do të lindë sërish.

(Victor Hugo)

Guximi nuk është të kesh forcë për të ecur përpara, është të ecësh përpara kur nuk ke më forcë.

(Napoleon Bonaparte)

Nëse nuk keni ngrënë kurrë me lot në sy, nuk e njihni shijen e jetës.

(Johann Wolfgang von Goethe)

Të gjitha fatkeqësitë që kam pasur në jetën time, të gjitha problemet dhe pengesat e mia, më kanë forcuar. Ndoshta nuk e dini kur ndodh, por një goditje në dhëmbë mund të jetë gjëja më e mirë në botë për ju.

(Walt Disney)

Duhet të mësohemi me idenë: në udhëkryqet më të rëndësishme në jetë, nuk ka shenja orientuese.

(Ernest Hemingway)

Një nga gjërat më të vështira në jetë është të kesh në zemër, fjalë që nuk mund t’i thuash.

(James Earl Jones)

Ju nuk keni pse të keni frikë nga humbja nëse besoni se do të zbulojë fuqitë që nuk e dinit se i kishit.

(Napoleon Hill)

Mos shkoni atje ku ju çon rruga. Në vend të kësaj, shkoni atje ku nuk ka rrugë dhe lini një gjurmë pas vetes.

(Ralph Waldo Emerson) / bota.al

Back to top button