Bota

ALARMI / Për kalifin, 20 mijë luftëtarë të huaj

Screen Shot 2015-02-12 at 10.03.20

Një numër i paprecedentë xhihadistësh, kurrë kaq i lartë në 20 vitet e fundit, krahasuar me konfliktet e tjerë në Afganistan, Irak, Somali, Pakistan dhe Jemen. Alarmi vjet nga shërbimi i fshehtë i SHBA që thotë se janë madje edhe 150 amerikanë që kanë vendosur të rrëmbejnë kallashnikovët në emër të Allahut. Nga Europa dhe vende të tjerë perëndimorë vullnetarët islamikë janë duke u shtuar, dhe tashmë kanë arritur një total prej 3400 burrash dhe grash.
Përplasja e qytetërimeve tërheq luftëtarë edhe nga ana tjetër e barrikadës. Mes kurdëve që kanë rezistuar në Kovbane, qyteti që u bë si Stalingradi sirian, kundër Kalifatit ka luftuar për shembull edhe Marcello Franceschi, 25 vjec, me origjinë nga Senigallia në Itali. E ka zbuluar Vanity Fair duke shtuar se i riu italian është transformuar nga punonjës ndihme, në ushtar.
Kongresmeni amerikan, Michael McCaul, president i komitetit për sigurinë kombëtare ka denoncuar se konflikti në Siri ka provokuar “përqëndrimin më të madh të terroristëve islamikë në histori”. Sipas ushtarakëve sirianë, për të luftuar kundër Damaskut kanë ardhur afro 54 mijë muxhahedinë të huaj nga viti 2011 dhe mijëra prej tyre janë vrarë. Shifra më të besueshme tregojnë se kontigjenti kryesor përbëhet nga 3 mijë tunizianë që u nisën pas pranverës arabe. Sauditët janë 2500, të ndjekur nga 2 mijë jordanezë. NDërkohë janë 1000 cecenët që u janë bashkuar ekstremistëve. Pas vdekjes së Gedafit, nga Libia kanë shkuar 600 ekstremistë dhe nga Maroku 1500. Nga Europa, Franca mban vendin e parë me 800 vullnetarë të luftës së shenjtë, e ndjekur nga Gjermania dhe Anglia me më shumë se 500 mijë muxhahedinë secila. Belgjika, ndonëse shumë më e vogël, ka 440 xhihadistë në front.

Leave a Reply

Back to top button