Psikologji

Çfarë ndodh pasi vdesim? Një “bisedë” imagjinare midis Zotit dhe një burri që ndërroi jetë në një aksident automobilistik.

Burri Çfarë ka ndodhur? Ku gjendem kështu?

Zoti Ke vdekur. Ishte një aksident automobilistik fatal.

Burri Më duket se makina ime u përplas me një kamion. A kam vdekur vërtet?

Zoti Po. Por mos u ndje keq.. Të gjithë vdesin një ditë.

Burri Ku jam këtu? A është kjo bota e përtejme? A je ti Zoti?

Zoti – Po unë jam....

Burri Po gruaja, fëmijët e mi...A do të jenë mirë?

Zoti Mos u shqetëso...Do të jenë mirë. Fëmijët tuaj do tju kujtojnë vazhdimisht. Gruaja juaj do të shfaqet e pikëlluar së jashtmi, por e lehtësuar së brendshmi. Le të themi tëdrejtën:martesa juaj po shkonte drejt fundit.

Burri Oh...Po çfarë ndodh tani? Do të shkoj në Parajse apo në Ferr?

Zoti As nra dhe as tjetra Do të rimishërohesh.

Burri Atëherë hindutë kishin të drejtë....

Zoti – Të gjitha fetë kanë të drejtë në mënyrën e tyre.

Zoti i kërkoi burrit të ecë bashkë me të. Dukej sikur po shkelnin mbi boshllëk.

Burri A po shkojmë në ndonjë vend të veçantë?

Zoti Jo, nuk ka asgjë të veçantë. Por ndonjëherë është thjesht bukur të ecësh dhe të flasësh.

Burri Pastaj çfarë ndodh më pas? Cili është thelbi i rimishërimit? Kur të rilind, a do të jem si një fletë e bardhë, dhe gjithçka që kam bërë në këtë jetë nuk do të ketë më rëndësi?

Zoti Jo. Njohuritë dhe përvojat tuaja i përkasin të gjitha jetëve tuaja të kaluara..Tani ju nuk i mbani më mend ato.

Zoti ndaloi së ecuri dhe i mbështeti duart mbi supet e burrit.

Zoti – Shpirti yt është i mrekullueshëm dhe i bukur. Një lloj njeriu mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e asaj që jeni ju. Është njëlloj si ta zhytni një pjesë të gishtit në një enë, për të parë nëse ai ujë është i nxehtë apo i ftohtë, dhe kur e nxirrni jashtë, i keni fituar të gjitha përvojat. Ju keni qenë një njeri për 50 vite, dhe nuk keni ndjerë pushimin e vetëdijes suaj të pamasë. Por nuk ka kuptim që ta bëni këtë në çdo jetë që keni pasur.

Burri Sa herë jam rimishëruar?

Zoti Shumë herë dhe në shumë jetë të ndryshme. Këtë herë do të rimishërohesh si një vajzë fshatare që jeton në vitin 500.

Burri Atëherë, çfarë kuptimi ka kjo? Pse ky rimishërim i vazhdueshëm, kur nuk mbaj tëmend asgjë?

Zoti Epo, arsyeja që e krijova këtë botë është që ti të piqesh. Pas çdo jetë të re rritesh, dhe bëhesh një intelekt gjithnjë e më i madh.

Burri Vetëm për mua? Po të tjerët?

Zoti – Të gjithë janë thjesht mishërime të ndryshme nga ju.

Burri Çfarë? Unë jam të gjithë? Unë jam çdo qenie njerëzore që ka jetuar?

Zoti – Tani po folloni që ta kuptoni.

Burri heshti për disa çaste.

Zoti Sa herë që viktimizove dikë, në fakt ke qenë duke viktimizuar veten tënde. Çdo akt dashamirësie që keni bërë, ia keni bërë po vetes. Çdo emocion i përjetuar nga çdo njeri do të përjetohet edhe nga ju.

Burri u mendua për një kohë të gjatë, dhe më pas foli

Burri Atëherë pse i bën të gjitha këto?

Zoti një ditë mund të bëhesh si unë.. Sepse je një nga lloji im, ti je fëmija im.

Burri Uau.. Domethënë unë jam Zoti?

Zoti Jo, ende jo. Pasi të kesh jetuar çdo jetë njerëzore gjatë gjithë kohës, do të jeni rritur mjaftueshëm për të lindur.

Burri – Pra i gjithë Universi…është thjesht…

Zoti – Është thjesht një vezë...Tani është koha të kaloni në jetën tuaj të ardhshme...

Back to top button